Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër Muradie. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës, por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.
Kaq ka mjaftuar që të urdhërojë për lirimin e hapësirës publike në Muradie nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj. Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.
Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha atyre gjërave që zënë rrugën. Madje mësohet se Rama ka dhënë edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.
Lajmi kryesor:
Pas 'ultimatumit' të Ramës, 'valë' dorëheqjesh në bashkinë e Vlorës, EMRAT e 21 drejtorëve që ikin! Dy grupe pune për analizë dhe reformim
Xh.D/ReportTv.al
