Sociale

Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)

29 Janar, 10:42| Përditesimi: 29 Janar, 13:52

  • Share

Përkeqësimi i kushteve atmosferike këtë fund-janari dhe reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit 2024 në Vlorë.

Mjaftuan sot (29 janar) vetëm 10 minuta reshje intesive, që qyteti të shndërrohej gati si Venecia.

Gjatë paradites moti u përkeqësua me shi të rrëmbyeshëm, duke sjellë dhe probleme në rrugët e qytetit.

Prezencë uji në disa prej akseve, si në zonën e Skelës, rruga pranë Bibliotekës Publike dhe pranë zonës së njohur ndryshe si “Albano e Romina”, që janë të përhershme nën pushtetin e ujit sa herë ka reshje të dendura.

Uji ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e automjeteve, por edhe të qytetarëve. Ka pasur probleme për shkak të bllokimit të kanalizimeve, duke sjellë edhe përmbytjen e akseve kryesore në qytet.

Vlora vijon të përballet me një problematikë të tille sa herë që ka reshje në qytet.


Lajmi kryesor:

Shiu përmbyt Durrësin/ Situatë problematike në Shkozet e rruga 'Bisht Kamza'! 40 shtëpi nën ujë, shpëtohen 4 fëmijë të bllokuar në furgonin e shkollës (VIDEO + FOTO)


A.Q/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?