Në malin e ‘Shën Gjergjit’ në fshatin Dukat të Vlorës mëngjesin e sotëm është riaktivizuar vatra e zjarrit. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll.
Në këto kushte, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Lajmi kryesor:
Vijon zjarri në Dukat, rrezikon Parkun e Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri, flakët prekin edhe masivin pyjor në Shkopet (VIDEO)
Xh.K/r.k./ReportTv.al
