Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve.
Ata janë kundër ndërhyrjes në kulmin e sezonit turistik, pasi sipas tyre, kjo mund të ndikojë në largimin e turistëve.
Pronari i një prej bizneseve në zonën e Lungomares, në një deklaratë për mediat, e cilësoi këtë vendim si “shkatërrues”, sidomos për faktin që po zbatohet në kulmin e sezonit turistik. Ai u shpreh se, në shenjë proteste, shumë prej operatorëve ekonomikë kanë vendosur të mbyllin bizneset përkohësisht.
“Është një goditje ekonomike e rëndë. Situata nuk është krijuar brenda natës, kryeministri ka qenë shpesh këtu, ka ngrënë, ka pirë. Kjo ndërhyrje mund dhe duhej të ishte bërë përpara ose pas sezonit veror. Tani është vonë. Ky është një dëm i drejtpërdrejtë për turizmin dhe për ne si sipërmarrës,” – tha ai.
Ai shtoi se niveli i turistëve këtë verë nuk është ai i pritshmi dhe kjo situatë e vështirë po përkeqësohet edhe më tej nga aksioni i qeverisë.
“Turizmi sivjet është në rënie. Shtuar dhe prishjet, kostoja bëhet e papërballueshme. Nuk e pranojmë këtë situatë. Po shkojmë drejt mbylljes. Jemi gati për dialog, por jo për vendime të tilla të njëanshme gjatë verës”, përfundoi ai.
Bizneset kërkojnë që çdo ndërhyrje të bëhet në mënyrë të organizuar dhe jashtë sezonit, në mënyrë që të mos cenohet aktiviteti turistik dhe ekonomia vendase. Ndërkohë, aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në qytete të tjera si Fieri dhe Durrësi, ku pritet të ndodhen inspektimet e radhës të kryeministrit.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale ‘fytyrën’ e re të Lungomares në Vlorë, pas aksionit për lirimin e hapësirave publike të zaptuara.
“VLORA sot pasdite
Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”,- shkruan Rama.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për Report Tv se është rënë dakord me bizneset që kanë zënë hapësirat publike që të largojnë vazot e luleve dhe fasadat që pengojnë lëvizjen e lirshme të qytetarëve.
Ai tha se është lënë afat që nga 1 shtatori të largohen nga vet bizneset edhe tendat që ata kanë vendosur në bizneset e tyre.
‘Nuk është protestë është një bashkëbisedim që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët sa të mbarojë sezoni veror. Janë marrë disa masa që të hiqen fasdat, pemët dhe vazot me lule dhe për t’iu rikthyer projektit si ka qenë në zanafillën e vet. Vit pas viti edhe është abuzuar pak duke shkaktuar një dëm tek komuniteti. Rrugët kryesore duhet që të jenë të liruara dhe njerëzit të kalojnë lirshëm, për tendat anësore në lokale, ne do ti tolerojmë deri në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori kanë rënë dakord që ti çmontojnë vet’, tha ai.
Komente

Te shikohet ne shkoder pedonalja dhe gjuhadoli , eshte zaptuar trotuari muzika ne maksimum
PërgjigjuMjafton kjo foto dhe video per te kuptuar llojin e biznesit turistik ne Vlore e jo vetem, fytyra killer-ash qe jane bere sipermarres e pastrojne drogen.
PërgjigjuA sa mirë po j’ua bëjnë. Vazhdoni votoini si dele.
PërgjigjuDo vij ne 5 shtator, ose në 7 shtator o Ermal Dredha dhe perseri asnje fije floku nuk do te kete levizur. Ketu do te jesh ti dhe Kryeministri Rama dhe do e shikoni me syte tuaj, qe nuk do e rru@j dhe as nuk do e q*thi asnje per cfare urdherash jep ti dhe KM. As Policia Bashkiake e Vlores dhe as IMT, se bizneset jo e jo. U ke marre leket
PërgjigjuTe fillojnë arrestimet e pronareve te lokaleve edhe per te ardhurat qe kan bler lokalet ku i gjeten leket dhe te rrafshohen te gjitha tendat te gjitha ne cdo cep te vlores kan zen trotuaret banditat zagaret rrugacet qelbaniket prrangat dhe sekuestrime zjarr policia zjarr zjarr
Përgjigju