Në Portin e Vlorës, mbrëmjen e kaluar (22 dhjetor) janë regjistruar vonesa të gjata dhe kontrolle intensive nga Drejtoria e Kufirit. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se për më shumë se tre orë, zbarkimi i 164 makinave nga një traget është bllokuar, ndërsa mjetet janë kontrolluar një nga një.
Ndërkohë, vonesat në zbarkim kanë shkaktuar pasoja edhe për nisjen e tragetit drejt Italisë. Pas përfundimit të kontrolleve, trageti është vonuar edhe më shumë për shkak të hipjes së pasagjerëve dhe imbarkimit të automjeteve.
Përveç kësaj, kushtet e motit të keq kanë ndikuar në shkëputjen e tragetit nga rada, duke shkaktuar vonesa shtesë për pasagjerët që po prisnin nisjen.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë publike për arsyet e kontrolleve apo për masat e marra për menaxhimin e situatës. Ndërkohë, trageti nuk është nisur ende për shkak të motit të keq.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
S.B/SI.E./ReportTv.al