Politikë

Vota e diasporës/ 98-vjeçari shënon ‘rekord’, më i moshuari që u regjistrua! Emigranti në Itali pranohet pas 25 provave! S’ka shans të dytë për 48 mijë të refuzuarit

7 Mars, 14:00| Përditesimi: 7 Mars, 17:00

  • Share

245,975 shqiptarëve në diasporë do tu dërgohet fleta e votimit, për të votuar për herë të parë, përmes postës. Kjo është shifra finale e prodhuar nga seleksionimi që KQZ i bëri aplikimeve nga jashtë vendit.

Shifra tejet e lartë dhe e paparashikuar në nisje të procesit, shoqërohet me 48,180 zgjedhës të tjerë, të cilëve u është refuzuar kërkesa. Të pranuarit, mund të korrigjojnë adresat e tyre pas datës 9 mars, kur të dalë lista paraprake e votuesve nga jashtë, ndërsa ata që janë refuzuar, nuk do ta kenë një shans të dytë.

Jo më. Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adrese vetëm për ata që janë regjistruar.

Deri më 11 prill, të refuzuarit mund të ankohen në Gjykatën e Tiranës. Procesi i aplikimit ka shënuar po ashtu rekordet e veta.

“98-vjeçari më i moshuari që u regjistrua online. Nga Gjermania aplikimi i suksesshëm. Një person tjetër 25 herë aplikoi dhe më në fund ja doli”, tha Celibashi.

Përfundimisht, Tirana pret nga diaspora 52 425 vota, ndërsa më pak nga të gjithë, janë votues nga Kukësi, vetëm 3 970.

Më shumë se gjysma e aplikimeve erdhën nga Greqia dhe Italia, sikundërse nuk munguan kërkesat nga çdo kënd i botës, konkretisht nga 107 shtete.

Posta do t’i shkojë votuesit gjatë mesit të prillit dhe diaspora duhet t’i kthejë fletët e plotësuar në KQZ, brenda orës 19:00 të datës 11 maj.  Çdo zarf i ardhur pas këtij orari, nuk do të numërohet.

Zgjedhës të miratuar sipas qarqeve
Tiranë    52,425 zgjedhës ose 21.3%
Fier        32,559 zgjedhës ose 13.2%
Elbasan    25,196 zgjedhës ose 10.2%
Durrës       25,034 zgjedhës ose 10.2%
Korçë       20,638 zgjedhës ose 8.4%
Vlorë        19,953 zgjedhës ose 8.1%
Shkodër      17,452 zgjedhës ose 7.1%
Berat       15,897 zgjedhës ose 6.5%
Lezhë      14,761 zgjedhës ose 6.0%
Dibër        9,603 zgjedhës ose 3.9%
Gjirokastër 8,487 zgjedhës ose 3.5%
Kukës        3,970 zgjedhës ose 1.6%

 

Zgjedhës të miratuar sipas shteteve
Itali              91,223  zgjedhës ose 37.1%
Greqi            68,386  zgjedhës ose 27.8%
Gjermani      25,499 zgjedhës ose  10.4%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës       20,653 zgjedhës ose  8.4%
Mbretëria e Bashkuar      17,227 zgjedhës ose  7.0%
Franca                5,342 zgjedhës ose  2.2%

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?