Politikë

Votat nga Greqia ende s'po numërohen, Celibashi flet pasi KAS i rrëzoi vendimin: Ende s'e kemi marrë njoftimin! Kërkuam nga DHL prova për mënyrën e shpërndarjes së zarfeve

13 Maj, 21:49| Përditesimi: 13 Maj, 22:32

  • Share

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli mbrëmjen e kësaj të marte për vendimin e KAS, i cili sot hodhi poshtë vendimin e kryekomisionerit për pezullimin e numërimit të votave të ardhura nga Greqia, kjo me kërkesë të Partisë Demokratike.

Celibashi tha se ende nuk është njoftuar për një vendim të tillë në rrugë zyrtare.

“Ne akoma nuk kemi marrë një njoftim, edhe pse mund të duket e çuditshme, nga KAS lidhur me këtë vendim. Do të kërkojmë edhe arsyetimin e vendimit, se për cilat aspekte ky vendim është anuluar. Nga pikëpamja praktike jemi në fund të këtij procesi dhe nuk e di me sa kuptim do të kishte të kemi një protokoll tjetër administrativ të zarfeve të ardhura nga votuesit nga jashtë (për Greqinë),- tha Celibashi.

Gjithashtu kryekomisioneri Celibashi tha se i ka kërkuar kompanisë postare DHL që t’i dokumentojë se si është operuar për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Greqi.

“I kërkuam DHL-së gjithë provat që zarfet janë shpërndarë në Greqi personalisht”,-tha Celibashi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • spe: 13/05/2025 22:09

    PS dhe Rama duhet te largoje Qelbashin sa me shpejt nga KQZ. Legen qe ka vendosur qe votat e dhjetra mije emigranteve shqiptare nuk duhet te numerohen. A ka eshte ne kete vend apo jo?

    Përgjigju
  • Endri: 13/05/2025 22:00

    Hap zarfet e leri llafet o ushtar io Salehut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: