Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg 3 të dyshuarit! Akuzohen se fshinë pamjet e kamerës së lokalit dhe s'treguan (VIDEO)

14 Tetor, 13:33| Përditesimi: 14 Tetor, 16:02

  • Share

Korçë- Gjykata e Korçës, që mori në shqyrtim dosjen penale të Prokurorisë për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, në ambientet e një lokali, ka konfirmuar sot (14 tetor), masat paraprake “arrest me burg” për 3 të dyshuarit, që ishin deri tani në masën detyrim paraqitjeje, për moskallëzim krimi.

Gjyqtari i gatshëm cilësoi të ligjshme arrestimet e Voltan Shkulakut, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, bazuar në provat e reja që ka siguruar organi i akuzës, si pjesë nga filmimet e fshira të kameras së sigurisë së lokalit të Shkulakut, ku ndodhi dhe krimi, më 10 Gusht, ku fillimisht u deklarua si ngjarje aksidentale, por një ditë më pas u zbulua se ishte rrahur dhe u bënë arrestimet. Njoftohet se është caktuar masë e re sigurie.

Ata u arrestuan më 12 Tetor, me urdhër të Prokurorisë. Më herët, Gjykata kishte dhënë vetëm “detyrim paraqitjeje” për ta, duke shkaktuar polemika.

Pas hetimeve të thelluara akuza ndryshoi edhe në veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, e kryer në bashkëpunim, duke prishur me virus pajisjen e kamerës, por edhe duke mos treguar dinamikën, edhe pse prezent në vendngjarje.

Prokuroria mësohet se ka caktuar edhe një program dhe ekspert bullgar për të rikuperuar këto pamje të humbura dhe të fshira. deri tani janë rikuperuar disa prej këtyre pamjeve.

“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 14.10.2024 ora 12:30 seanca me objekt: "Marrja në pyetje e personit të arrestuar", ndaj shtetasve V.Sh, A.M, L.G të dyshuar për kryerjen e veprës penale "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301 dhe 25 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal "arrest në burg" të caktuar ndaj këtyre shtetasve”, thuhet në vendimin e Gjykatës, i marrë sot.

Avokati Esmerald Xhafa, pas seancës së masave të sigurisë

Esmerald Xhafa, avokati mbrojtës i të dyshuarve Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, u shpreh se ende nuk është njohur me akt-ekspertimin e pretenduar nga Prokuroria e Korçës për pamjet e fshira të kamerës së sigurisë, që pretendohet se janë rikuperuar.

Ai u shpreh se Gjykata thjesht caktoi një masë të re sigurie, e kërkuar nga Prokuroria para tre ditësh, teksa tha se nuk ka prova të reja për masën shtrënguese “arrest me burg”.

“Argumentet do i jap kur të njihem me vendimin e Gjykatës. Nuk ka prova deri tani për 3 shtetasit deri në këto momente, të paktën të mbrojturit për meje, që të inkriminoheshin apo të kenë lidhje me atë që akuzohen, për veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës, cila është diçka absurde. Prova të reja sipas prokurorisë është një akt ekspertim, me të cilin ende nuk jemi njohur, i cili thotë se mund të ketë pasur ndërhyrje në kamera për të dyja objektet. S’mund të jap përgjigje nëse janë prishur provat. Nuk janë marrë në pyetje, edhe pse kanë qenë me masë sigurim detyrim paraqitjeje, nuk i ka thirrur njeri”, u shpreh avokati Xhafa.

Report TV dhe Shqiptarja.com disponuan edhe dosjen e plotë të hetimeve të kryera pas ngjarjes, dëshmitë dhe provat paraprake.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?