Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, VIDEO nga momenti i sherrit! Djali i anëtares së KLP sekser pronash, sherri për një sipërfaqe toke! Dëshmia e Metës: S'doja ta vrisja

Rei Meta, 33 vjeç, pretendon se nuk donte ta vriste ndërtuesin Armando Meshau, të cilin e goditi disa herë më grusht në fytyrë. Kaq mjaftoi që 55-vjeçari të dergjej përdhe i vdekur në vend në kancelarinë ku ndodhi ngjarja mesditën e së hënës 7 gusht 2023,  në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës.

Report Tv ka siguruar foton e një prej momenteve të sherrit mes Rei Metës dhe Armando Meshaut. Duket që sherri ka nisur brenda qendrës së Internetit dhe ata qëllojnë njëri tjetrin.

I riu para hetuesve ka treguar se i pari që ka nisur konfliktin ishte viktima. Më tej, në dëshminë e tij, ai ka rrëfyer edhe konfliktin e hershëm që ka pasur me Armandon, që sipas tij ka lindur për një copë tokë që viktima kishte blerë, por që vetë Meta kishte hyrë garant për një person të tretë për ta blerë, duke pranuar se po kryente rolin e një sekseri.

"Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë kam shkuar ta takoja dhe i kërkoja lekët që më kishte premtuar", ka deklaruar Rei Meta. 

Më tej Meta u tha hetuesve se e ka goditur për vetëmbrojtje dhe pretendon se 55-vjecari humbi jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë objekt tjetër brenda internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë pas grushteve.

Ndërkohë, Report Tv mëson se pas kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, dallohet që Armand Mashau ka qenë i pari që ka nisur t’i flas dhe më pas e ka shtyrë Rei Metën. Kaq ka mjaftuar që sherri të niste dhe i riu ta godiste me gruste, të cilët rezultuan fatal.

Pamjet e kamerave kanë përputhshmëri edhe me deklarimet e 10 personave që u shoqëruan për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve. Rei Meta rezulton të jetë djali i anëtares së Këshilli të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta (Seiti).

Një tjetër burim pranë Policisë së Vlorës i tha Report Tv se ka dyshime se Rei Meta shpesh luante rolin e sekserit për çështje të pronave në qytetin e Vlorës dhe influencën e tij e shtrinte duke përdorur emrin e së emës, Nurihan Seiti, prej vitesh anëtare Këshilli të Lartë të Prokurorisë.

 Mimoza Koçiu, këshilltare për mediat pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në një reagim për shqiptarja.com tha se "Çështjen e ka në ndjekje ILD"

1691499299_reimetaarmandomeshau.jpeg

 

Viktima Armando Meshau dhe Rei Meta (Momenti i zënkës)

Ora 15:48
Vrasja e inxhinierit në Vlorë, Karabina: Anëtarja e KLP-së të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë

 

Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina ka dhënë një prononcim për mediat për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Vlorë ku Rei Meta, i biri i anëtares së KLP-së Nurihan Meta vrau inxhinierit Armando Meshau pas një sherri në Vlorë. Karabina thotë se kjo e fundit duhet të japë dorëheqjen nga posti i saj.

“Për shkak të dhunës të ushtruar nga shtetasi Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, humbi jetën shtetasi Armando Meshau; si dhe faktet e bëra publike nga hetimet paraprake, të cilat dëshmojnë se djali i anëtares së KLP-së vepronte si sekser duke përdorur emrin dhe prestigjin e postit të së ëmës, 

kërkojnë një hetim të thelluar jo vetëm të krimit të kryer nga Rei Meta, por edhe të këtyre akuzave publike që sot rëndojnë mbi znj. Nurihan Meta. 

Prandaj, në respekt të ligjit dhe për shkak të detyrës të lartë që mbulon, Partia Demokratike i bën thirrje znj. Nurihan Meta të japë dorheqjen për t’i hapur rrugën drejtësisë.

Çdo ditë që zj.Nurihan Meta mban detyrën e anëtares së KLP-së, përbën një cënim të rëndë të integritetit të KLP-së, si edhe bëhet pengesë për hetimin dhe zbardhjen e shpejtë dhe të plotë nga ana e prokurorisë, të kësaj ngjarje kriminale.

Prokuroria nuk mund të jetë nën presion për shkak të konfliktit të interesit që rëndon mbi të nga ana e anëtarëvë të KLP-së.

Partia Demokratike mbështet prokurorinë për një hetim të gjithëanshëm të kësaj ngjarje të rëndë në të cilën humbi jetën z. Armando Meshau, dhe në këto orë të trishta, ne shprehim ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit.”- tha ajo.

Ora 14:56
Vrasja në Vlorë, Report Tv siguron foton, ja momenti kur Rei Meta dhe Armando Meshau konfliktohen me grushte brenda qendrës së internetit

1691499299_reimetaarmandomeshau.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e moment të sherrit mes Rei Metës dhe Armando Meshaut. Ata duket që po qëllojnë njëri tjetrin brenda qendrës së internetit në Vlorë ku ndodhi edhe ngjarja një ditë më parë.

Si pasojë e grushteve që mori, ndërtuesi Armando Meshau humbi jetën. 

Djali i anëtares së KLP-së pretendon se viktima nisi i pari sherrin. Ai u tha hetuesve se nuk donte ta vriste, ndërsa konflikti me të ka nisur për një tokë që ai kishte ndërmjetësuar si sekser që Armando ta blinte dhe më pas nuk kishte marrë pjesën e parave që i ishin premtuar.

Ora 12:06
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, djali i anëtares së KLP hyri sekser për një sipërfaqe toke: Kërkoja lekët që më kishte premtuar

1691478956_reimeta.jpg

Dëshmitë e dëshmitarëve të cilët ishin aty kur ndodhi konflikti mes ndërtuesit Armando Meshau dhe djalit të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Rei Meta kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë i riu ka treguar se ai kishte ndërhyrë si sekser për një sipërfaqe toke të cilën Armando Meshau e kishte blerë më pas dhe për këtë ai kishte kërkuar që ti jepte lekët që i kishte premtuar.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema zbardh dëshminë e tij

"Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar."

Ora 11:39
'Dy grushta në fytyrë' Çfarë thanë dëshmitarët që panë vrasjen e ndërtuesit, Armando Meshau, në Vlorë

1691478784_reimeta.jpg

Vijojnë hetimet për të zbardhur vdekjen e ndërtuesit Armando Meshau mesditën e 7 gushtit në qytetin e Vlorës.

Deri tani 10 persona janë marrë në pyetje dhe të gjithë kanë dhënë të njëjtën deklaratë. Në sherr e sipër autori Rei Mete e ka qëlluar me dy grushta në fytyrë, më pas 55 vjeçari ka humbur jetën, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema.

Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se vdekja e Meshaut ka qenë aksidentale pasi ai nuk ka dashur ta vriste.

Ai ka pretenduar gjatë marrjes në pyetje se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve.

Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta  dhe punonte në drejtorinë e Doganave. Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta futej shpesh herë si sekser për pronat në Vlorë

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shperthyesi: 09/08/2023 07:43

    Nuk ka lidhje me vrasjen, ai e provokoi por goditjen e pare fizike e dha viktima biles pa paralajmeruar, sucker punch, dhe kushdo do te ishte pergjigjur ne ate forme. Sduhet te beje burg per kete, mund te kete 100 te keqija si djale por ketu skishte vrasje.

    Përgjigju
  • foto: 09/08/2023 05:30

    ke te drejte lela,,ne shqiperi ka mbetur llumi..

    Përgjigju
  • Iris: 09/08/2023 00:54

    Tek ne sekseret e pasurive te paluajtshme jane te licensuar nga shteti dhe e kane te percaktuar sa duhet te marrin nga shitja,kurse Shqiperia eshte han pa porta.Ky vrasesi perdorte emrin e mamit,si Argita emrin e babit.Ndonje koment nga nena nuk kemi akoma ne lidhje me aktin e te birit,qe sido qe te jete,per vetembrojtje,ose jo,aksident,ose jo,prape krim shume i rende eshte.Por duket qe /djalka/ i mamit do ja hedhe lehtazi!

    Përgjigju
  • Durresi: 09/08/2023 00:32

    Me cfare shihet,eshte kunder pergjigje ndaj sulmit nga i ndjeri.. mesa duket ose ka ardhur vone ambulanca,ose eshte asfiksuar nga gjuha...,veshtire te thuhet se vdiq nga 3 grushta

    Përgjigju
  • Mula: 08/08/2023 19:30

    Kta tgjith njesoj jan.Sec esht nje Vis Mula mburret ne emer te motres qe si rruhet per polici e merret me bixhoze e mashtrime pronash..gjynah njerzit e thjesht jan te pambrojtur nga ky lloj llumi..

    Përgjigju
  • Lela: 08/08/2023 17:50

    Janë këto lajme që tregojnë që në Shqipëri ka mbetur llumi. Mjerë ata që s'janë llum, por s'kanë ku të venë.

    Përgjigju
  • Asnjanës: 08/08/2023 17:25

    Goditje për vetëmbrojtje viktima e ka qëlluar I pari,normale qe djali do reagonte.Nuk ka për të bërë me shumë se dy vjet burg . Para se te godasësh sigurohu sa di të mbrohesh dhe sa larg do e mbash tjetrin!!!

    Përgjigju
    • XXX: 08/08/2023 23:44

      10 vjet, vrasje pa paramendim.

  • Vlora: 08/08/2023 16:33

    Fati i keq i atij qe vdiq po kjo nuk esht vrasje . Djali duhet te lirohet . I ndjeri e goditi i pari , ky u kunderpergjigj me 3-4 grushta e fati keq

    Përgjigju
  • halla esma: 08/08/2023 13:39

    vetem enveri i rregullonte keta,,i varte ne mes te qytetit....

    Përgjigju
  • Alb: 08/08/2023 13:13

    Kshtu te ik jeta pre lesh ne shqipnin. Pak ranci ka se kush je

    Përgjigju
  • LORA: 08/08/2023 12:15

    ,,,,dhe korporata kriminale e dreqesise "gjin-gjoni me llallerine" vijon te zhvase dhe te vrase shqiptaret,,,, Deri kur,k'shtu ma?

    Përgjigju
  • Liku: 08/08/2023 11:43

    Ky bisha per vrasje duhet te marre denimin e merituar me burgim maksimal

    Përgjigju
  • Stela: 08/08/2023 11:42

    E jema esht per pastrim te sistemit gjyqsor e i biri sekser.Imagjinoni ne dor te kujt ka ren drejtesia dhe shteti.Ajo duhet shkarkuar dhe mos lejuar me kurr ne sistemin e drejtesise.Rroft mafia e shtetit

    Përgjigju
  • Gjergj: 08/08/2023 11:18

    Ky stan i fèlliqur abuzimi, ku anètaret e KLP, bèjnè sekserin mbasdite, dhe djali i saj qè "natyrisht" punon nè doganè dhe nuk ka mjaftueshèm miliona, bèn sekserin e dytè, pas mamasè,,,,kètè bulmet ka. Grykèsia e kètyre bishave, nuk njeh kufi. Kur nuk ka zbatim ligji, kur korrupsioni ulet kèmbèkryq dhe bujqit bèjnè intekektualin nga zyra e shtetit,,,atèherè mos u çuditni nèse dikush vritet dhe paguan me jetè. Nèse kini menduar se kjo administratè èshtè e korruptuar,,,prisni se nuk kini parè djemtè dhe vajzat e tyre.!!!

    Përgjigju
  • Genti.BR: 08/08/2023 10:53

    Ne burg përjetë pwr vrasje me dashje. Mamanë tja shkarkojnë urgjentisht nga KLP, dhe hetim pasuror.Dhe te filloj hetimi per Drejtorin e përgjithshëm te doganave si e ka rekrutuar ne pune ne drejtori te doganave,

    Përgjigju
  • anna: 08/08/2023 10:46

    Nuk ja shef kush hajrin djerses se tjetrit .

    Përgjigju
    • Luli: 08/08/2023 12:22

      Fiks.... E me sa po' shoh 2 matrapaz -vlora ..

  • Toni: 08/08/2023 10:35

    Vlora citta di bestie ...

    Përgjigju
  • Grupi: 08/08/2023 10:11

    Kalbeni ne burg pisin nese eshte sekser dallaveraxhi. Te gjithe femijet e ketyre plehrave me pushtet jane rregulluar me pune ne vende pellumbash por kjo nuk ju mjafton. Cfare do printonte sekseri ne qender interneti? Materaliale ngs drejtoria e pergjithshme e doganave? Apo dokumente nga KLP te mamase? Filloni hetimin qe nga menyra sesi eshte rekrutuar ne administrate e deri te pasuria e te jemes e cila urgjentisht duhet te shporet nga KLP.

    Përgjigju
  • Dielli: 08/08/2023 09:39

    Keshtu eshte kur problemet mbi pronat nuk zgjidhen drejt nga shteti por zvarriten. Njerezit gjej zgjidhje jashte sistemit... Krijohen sisteme parLele, dhe ne fund e peson gjithmone me i dobti. Turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?