Vijojnë hetimet për të zbardhur vdekjen e ndërtuesit Armando Meshau mesditën e 7 gushtit në qytetin e Vlorës.
Deri tani 10 persona janë marrë në pyetje dhe të gjithë kanë dhënë të njëjtën deklaratë. Në sherr e sipër autori Rei Mete e ka qëlluar me dy grushta në fytyrë, më pas 55 vjeçari ka humbur jetën, informon gazetari i Report TV, Sokol Dema.
Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se vdekja e Meshaut ka qenë aksidentale pasi ai nuk ka dashur ta vriste.
Ai ka pretenduar gjatë marrjes në pyetje se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve.
Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta dhe punonte në drejtorinë e Doganave. Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta futej shpesh herë si sekser për pronat në Vlorë
Lajmi kryesor:
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, VIDEO nga momenti i sherrit! Djali i anëtares së KLP sekser pronash, sherri për një sipërfaqe toke! Dëshmia e Metës: S'doja ta vrisja
S.G/ReportTv.al