Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, dëshmon nëna e një prej të arrestuarve: Me pronarin njihej që në Angli, kishin sherre

7 Qershor, 15:55| Përditesimi: 7 Qershor, 16:25

  • Share

 

Nëna e Daniel Qoses njërit prej të arrestuarve pas vrajses së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi ka dëshmuar për Report Tv. ajo shprehet se djali i saj kishte 5 vite që punonte muajt e verës tek hoteli Greccia në Dhërmi, ndërsa thekson se i ekzekutuari dhe pronari që ka kryer vrasjen kanë patur konflikte më herët. 

Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasja, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli.

Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha.

Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf.

Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim.

Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit.

Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë.

Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin.

Danieli nuk e njihte se aq ditë kishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre.

Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar.

Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale ndërsa atje ka punuar banakier e fuste pronari edhe te piceria.

Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi.

Deri në shtator punonte aty.


Lajmi kryesor:

U vra me dy plumba në kokë, gjendet trupi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Dhërmi! Arrestohen 2 punonjësit, ndihmuan pronarin ta fshehë


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?