Kronikë

Ekzekutimi i rojes në Vlorë, Report TV siguron foton e autorit të maskuar! Në pranga personi që i siguroi makinën, vrasja u porosit nga Dubai

30 Prill, 08:10| Përditesimi: 30 Prill, 11:40

  • Share

Report TV ka siguruar foton e personit që dyshohet si autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 Prill. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë me një kapele në kokë dhe një maskë në fytyrë.

Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga nga policia e Tiranës Eris Mehmetaj, 37-vjeç, nga Tropoja, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet me makinë. Nga hetimet, rezulton se Mehmetaj i ka dhënë makinën autorit para krimit, të cilës i kishte ndryshuar edhe targat. Mehmetajt i është sekuestruar celulari, që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen. Sakaq, dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë. 

Gazetari Armand Xhelili raporton se policia ka dyshime që autori të ketë qenë vrasës me pagesë për shkak të mënyrës se si e ka ekzekutuar 58-vjeçarin, me dy plumba në kokë dhe dy në trup. Dyshohet se se porosia për ekzekutimin të ketë ardhur nga Emiratet e

Bashkuara Arabe. Renato Hoxhaj mund të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale në Vlorë, ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje kriminale. 

Si ndodhi ngjarja?

Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup. 58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij, punë të cilën e kishte lënë para një viti.

Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij. Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur. Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre.

 

1746004955_page.jpg

 

Elis Mehmetaj, autori i dyshuar për vrasjen dhe viktima Renato Hoxhaj

Ora 09:50
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet personi që ndihmoi autorin! Vrasja dyshohet të jetë porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe 

 

1746000290_erismehmetaj.jpgEris Mehmetaj

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se Eris Mehmetaj nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. 

Mehmetaj rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat. Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. 

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?