Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, policia kontrolle në disa qytete për persona të përfshirë! Dyshohet për 3 vrasës me pagesë

4 Shkurt 2021, 10:04| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 16:09

  • Share

Tre ditë pas ekzekutimit të Shkëlzen Kastratit në fshatin Sheq të Fierit, policia ka kryer disa kontrolle baneasash në disa prej qyteteve të vendit.

Kontrollet janë kryer në Fier, Vlorë dhe Durrës ku janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.

Këto kontrolle kanë ardhur pasi ka pasur informacione se mund të jenë përfshirë disa persona të tjerë në atentat. Deri më tani nuk është identifikuar autori i ngjarjes.

Hetimet vijojnë të jenë në pistën e hakmarrjes dhe autorët dyshohen të jenë me pagesë.

Dyshohet për tre persona si autorë të ngjarjes, sipas disa dëshmive të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, makina që u gjet e djegur rezulton e vjedhur në Greqi! Gjendet automjeti i dytë i autorëve në Kamëz, shoqërohet pronari: E kam shitur


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?