SHKODËR- Dy të vrarë dhe 2 të plagosur është bilanci i një atentati që trondit Shkodrën mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.
Atentati ndodhi rreth orës 08:50 të 8 shtatorit, ndërsa Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur u transportua pas disa orësh tek Trauma. Burime nga Spitali thonë se 43-vjeçari ka marrë 4 plagë në trup, por ndodhet në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën.
Dinamika e atentatit
Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Report TV se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet momenti kur të plagosurit futen me urgjencë në ambulancë për tu dërguar në spital, ndërkohë që një grua dëgjohet teksa qan me të madhe. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.
Ragip Gila, 29 vjeç, i armatosur me 2 armë, një pistoletë dhe një scorpions, i veshur me antiplumb, erdhi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë, të cilën e la jashtë të ndezur. Hyri në lokal në këmbë dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin 3 personat, ndërsa në afërsi ishte edhe kamerierja. Pas breshërisë së plumbave doli nga aty përmes një dere të dytë në anën tjetër të lokalit.
Hyri në një rrugicë të Shkodrës duke braktisur motoçikletën dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “BMV”, ngjyrë gri. Gjatë rrugës në ikje, Gila u përplas me dy automjete, dhe pasi mbërriti pranë shinave të Trenit në lagjen “Skënderbeg”, braktisi makinën. Në këmbë tentoi të largohet duke kaluar lumin Kir, megjithatë tashmë ishte pikasur nga policia.
Report Tv mundi të sigurojë videon e momenteve të arrestimit. Forcat e Rendit dhe ato “Shqiponja” u vunë në ndjekje të 29-vjeçarit, duke kryer kontrolle të shumta pranë shinave të trenit, në disa oborre banesash në afërsi.
Pak çaste më vonë, Ragip Gila u kap në tentativë për t’u arratisur duke kaluar lumin. Policia përmes forcave Shqiponja, ka arritur ta ndalojë 29-vjeçarin Ragip Gila. Ky është ndër të paktat raste, kur në atentate të tilla të mirëmenduara, autori bie në pranga në kohë rekord. Dhe kjo, pasi plani nuk i shkoi si duhet.
Autori, jo vetëm që nuk ia doli të ekzekutojë shënjestrën e dyshuar, por edhe u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë dhe kështu ra në pranga. Report Tv solli edhe pamjet nga momenti i arrestimit, ndërkohë që të riu iu sekuestrua edhe arma me të cilën kreu masakrën.
Kush është autori dhe dëshmia
Ragip Gila nuk është emër i panjohur për policinë. I arrestuar në fund të dhjetorit 2023 me një arsenal të tërë armësh në Shkodër, ai u lirua nga burgu më 4 mars të këtij viti. Me vendim të gjyqtarit Albert Keraj, ai u dënua me 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar jo për armëmbajtje pa leje, por për drogë, dhe u lirua me kusht që për një periudhë prej 5 vitesh të mos kryejë vepra të tjera penale. Por nuk vonoi, dhe nga marsi kur la qelinë, 6 muaj më pas, këtë 8 shtator, vrau 2 persona e plagosi dy të tjerë në lokalin pranë bashkisë së Shkodrës.
Në dëshminë dhënë para hetuesve pas arrestimit, 29-vjeçari ka pranuar autorësinë duke theksuar se donte të vriste Erogen Brajoviç, i cili mbeti i plagosur. Dyshohet se në këtë atentat mafioz, Ragim Gila të jetë pajtuar si vrasës me pagesë.
“Me të e kisha, vetëm Genin doja ta vrisja atë kisha objektin kryesor. Personat e tjerë nuk i njoh”, mësohet të jetë shprehur i dyshuari.
Gila ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u ulë në 3 vite e 4 muaj burg. Ai ishte arrestuar në 2023-shin me arsenal armësh, por në përfundim të procesit, u dënua për prodhim dhe shitje droge, pasi akuzat për armëmbajtja u pushuan nga amnistia vjetore.
Kush është shënjestra dhe viktimat?
Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç është vëllai i Denis Bajrit, i shumëkërkuari që u ekstradua në korrik nga Dubai me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt. Përveç të vëllait, edhe emri i Erogenit ka dalë si i përfshirë në vepra kriminale. Në vitin 2023, u përmend në një dosje të SPAK si pjesë e grupit të Bajrave. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Ndërkohë, viktima Armando Pali nuk njihet si person me precedent penal. Më herët ai ka qenë anëtar i këshillit Bashkiak bashkë me Erogen Brajoviçin. Pali ka pnuar edhe në IMT-në e Shkodrës më herët, ndërsa viktima tjetër Liridon Kraja, është truproja e Brajoviç.
Pistat e hetimit
Një grup hetimor është ngritur për të zbardhur masakrën që i mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 2 të tjerë. Policia dyshon që vrasja të ketë motive hakmarrjeje, duke marrë parasysh se Erogen Brajoviç është anëtar i fisit të Bajrave. Këta të fundit njihen për përplasjen me fisin e Ibrahim Licit, banesat e të cilëve u bastisën nga Policia, por pas kontrolleve të ushtruara nuk ka pasur asnjë të shoqëruar.
Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit në tetor të vitit 2024 dhe nëse është hakmarrje për këtë ngjarje, që përplasja mes grupit Bajri dhe Lici i mori jetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Viktimë mbetën edhe një çift bashkëshortësh që lëviznin pranë. Ngjarja vjen gjithashtu pak ditë pas vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u ekzekutua mbrëmjen e 4 shtatorit në një lokal në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.
Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Ergys Kavaja dhe Sokol Dema
Erogen Brajoviç që mbeti i plagosur nga atentati në Shkodër mëngjesin e sotëm, ndodhet në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga Spitali i Traumës thonë se 43-vjeçari ka marrë 4 plagë në trup, të pjesa e këmbëve.
Pas ekzaminimeve, pritet për t'u vlerësuar nga ekipi mjekësor nëse Erogen Brajoviç do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Erogen Brajoviç mbeti i plagosur në masakrën e sotme në Shkodër. Ai ishte objektiv i atentatit, siç tha në polici edhe vetë autori Ragip Gila.
Erogen Brajoviç nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Brajoviç rezulton i përfshirë në grupin Bajri, pasi në vitin 2023, emri i tij doli në një dosje të SPAK. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Historia e tij nis në vitin 2007, kur është akuzuar për “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Në qershor të vitit 2020, ai ishte subjekt i OFL-së për justifikimin e pasurisë.
Disa vite më vonë, ai u përfshi në politikë. Nën siglën e partisë së Vangjel Dules, PBDNJ, është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër.
Në vitin 2018, Erogen Vaso alias Brajoviç u arrestua për herë të dytë nga Policia. Forcat Speciale arrestuan katër persona, të cilët cilësoheshin si "të fortët" e kryeqendrës së veriut.
Foto: Erogen Brajoviç dhe Luis Ejlli
Foto: Erogen Brajoviç dhe Armand Duka
Foto: Kristian Kola, Armando Pali, Piro Prroni, Anila Ndoka dhe Kol Manaj
Viti 2025 ka nisur me atentate mafioze e krime në familje, veçanërisht në qytetin e Shkodrës. Që prej janarit e deri më sot në këtë qytet janë vrarë 9 persona, ku ndër të tjera shkak të vrasjeve janë gjakmarrja apo konflikti për pronën.
Atentati i Erogen Brajoviç
Mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) dy persona u plagosën dhe 2 të tjerë u vranë në një lokal pranë Bashkisë së qytetit. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit të Bajrit, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Nga atentati mbeti e plagosur edhe kamerierja 25-vjeçare Meri Kaceri. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Autori 29-vjeçar, Ragip Gila u vu në pranga.
Ekzekutimi i Kristian Kolës
Një atentat mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes (4 shtator), ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavoline me te nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
Vrasja e Piro Prronit
61-vjeçari Piro Prroni u vra më 28 gusht pas sherrit për një parcelë me kanabis në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Autori i vrasjes Ndoc Maçaj, i cili u vetëdorëzua në polici, rezulton se ishte kryeplaku i fshatit Abat, njëherazi edhe kushëri i 61-vjeçarit. Dëshmia e tij ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes dhe përplasjen mes tyre për 80 rrënjë kanabisi që ishin kultivuar në tokën në pronësi të autorit të vrasjes, në zonën e njohur si “Pushime”.
Ekzekutimi i ish-policit në Vaun e Dejës
Një vrasje me armë zjarri u regjistrua në fshatin Paçram, Vau i Dejës më 4 gusht. Viktimë mbeti Frrok Lleshaj, 65 vjeç, ish-efektiv i Policisë deri në vitin 1994. Paraprakisht dyshohet se vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme. Sipas dosjes hetimore dhe vendimit të gjykatës, rezulton se ai ka vrarë kushëririn e tij Dodë Lleshaj më shumë se dy dekada më parë. Për këtë krim ai ishte dënuar me 25 vite burgim, të cilin e kishte përfunduar vetëm dy vite më parë, duke u liruar në mesin e muajit prill 2023.
Vrasja e Pavlin Prekës
Një vrasje me armë zjarri tronditi Gucinë e Re më 27 shkurt. Viktimë mbeti 20-vjeçari Pavlin Preka. Për vrasjen, janë shoqëruar në polici dhjetëra persona, por nuk hetimi për ngjarjen nuk është mbyllur ende.
Vrasja e Anila Ndokës
Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve ndërroi jetë më 24 shkurt pasi, u qëllua me plumb në kokë nga burri me të cilin bashkëjetonte (18 shkurt). Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, po me plumb në kokë i dha fund jetës. Krimi tronditi mbarë opinionin publik. Ajo ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti para 8 vitesh dhe kishte gjetur ‘shpresë’ në një lidhje tjetër, që fatkeqësisht përfundoi tragjikisht.
Vrasja e Ramazan Mataj
Një i ri u ekzekutua në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit më 4 janar, teksa ishte duke shkuar me makinë në shtëpi. 33-vjeçari u vra me breshëri kallashi rreth një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika në vendin tonë.
Ramazan Mataj kishte një lidhje të gjatë dashurie me një vajzë të fshatit dashuri e ndaluar kjo, pasi familja e kishte martuar të renë, 2 herë. Martesat dyshohet se janë prishur pikërisht prej historisë që të rinjtë nuk e ndalën, dhe që nuk u kalua lehtë nga vëllai i madh i vajzës, i cili siç tregoi në një rast i kishte parë bashkë.
Me këtë mllef të mbledhur, ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor dhe me motrën të dëbuar nga familja, Arjon Hasaj 29 vjeç thuri planin për të vrarë 33-vjeçarin Ramazan Mataj, bashkëfshatarin e tij.
Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme.
Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale.
Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës.
Por teksa policia e arrestoi autorin e masakrës së sotme në Shkodër, Ragip Gila kreu vetëm më shumë se 1 vit burg dhe doli nga qelia në mars të vitit 2025.
Report Tv publikoi gjatë ditës së sotme vendimin e gjyqtarit të Shkodrës, Albert Keraj, që në 4 mars të këtij viti i hapi derën e qelisë 29-vjeçarit Gila, duke i caktuar shërbim prove për 5 vite me kusht që të mos kryente asnjë krim.
29-vjeçari Ragip Gila u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje droge. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3.4 vite burg.
Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove.
Por teksa Ragip Gila u dënua vetëm për drogën, ai ia hodhi paq për armët që iu gjetën dhe sendet e tjera.
29-vjeçari u akuzuar edhe për veprat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por këto akuza u pushuan për shkak se prekeshin nga amnistia vjetore.
6 muaj më vonë pas lirimit të tij me kusht dhe konvertimit të pjesës së mbetur të dënimit në shërbim prove, sot Ragip Gila vrau 2 persona në Shkodër dhe plagosi 2 të tjerë.
Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.
Foto nga atentati në Shkodër
Policia ka bastisur banesat e fisit Licit, pas atentatit që i mori jetën dy personave në Shkodër, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Burime për Report Tv thanë se janë ushtruar kontrolle në banesat e fisit Lici, por deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar dhe nuk ka asnjë detaj që mund të lidhë fisin Lici me atentatin që dyshohet se shënjestër kishte anëtarin e fisit Bajri, Erogen Brajoviç.
Ragip Gila, autori i masakrës me 2 të vrarë e 2 të plagosur në Shkodër, ka treguar në polici se kush ishte objektivi i tij.
Sipas informacioneve që ka siguruar Report Tv, ai ka thënë se për shënjestër kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso.
“Me të e kisha, vetëm Genin (Erogenin), doja ta vrisja atë kisha objektivin kryesor”, ka thënë 29-vjeçari në polici.
Ragip Gila nuk ka folur më shumë dhe nuk ka dhënë detaje rreth konfliktit apo arsyeve që e kanë çuar për të kryer këtë vrasje. Ndërsa për personat e tjerë, është shprehur se nuk i njeh.
Oficerëve të policisë u ka thënë se i dhemb këmba, me argumentin se u rrëzua gjatë tentativës për t’u arratisur.
Megjithatë kjo deklaratë e Gilës nuk është marrë në konsideratë. 29-vjeçari do të merret sërish në pyetje për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes së tronditi opinionin publik.
Nga masakra me armë në mes të Shkodrës mëngjesin e së hënës mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.
Këto janë pamjet kur autori Ragip Gila 29 vjeç largohet me makinën tip BMË, që ia vodhi një qytetari nën kërcënimin e armës, pasi kishte kryer masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër.
Në këtë video duket qartë makina tip BMW ngjyrë gri (në rreth të kuq), e cila drejtohet nga Ragip Gila, dhe qarkullon në mes të Shkodrës në tentativë për t’u arratisur pas krimit të rëndë.
29-vjeçari u largua me makinën BMW deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.
BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.
Ragip Gila vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë mëngjesin e kësaj të hëne (8 shtator) në një lokal pranë bashkisë së qytetit. Ai ishte i armatosur me dy armë dhe antiplumb.
29-vjeçari mbërriti para lokalit me një motor. Hyri brenda lokalit dhe hapi zjarr duke shkaktuar masakrën. Më pas doli nga dera e dytë e lokalit dhe eci në këmbë për disa metra, pasi motorin e kishte braktisur.
Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.
Dinamika, viktimat dhe të plagosurit:
Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur autori qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Burime nga grupi hetimor bëjnë se shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.
Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. 31-vjeçari ndërroi jetë në spital. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.
Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Skeda e autorit Ragip Gila:
Ragip Gila nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ishte arrestuar në fund të dhjetorit 2023 me një arsenal armësh në Shkodër, si dhe ju gjet një sasi droge.
Ai u dënua nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim për prodhim dhe shitje narkotikësh, në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3.4 vite burg. Ai nuk është dënuar për armëmbajtjen pa leje dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë proces gjyqësor.
Report Tv ka siguruar edhe vendimin e lirimit nga qelia të Ragip Gilës, më 4 mars 2025. Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryente vepër penale, të mos shoqërohej me persona me precedent penal dhe të mos posedonte armë. 6 muaj më pas, Ragip Gila shkaktoi një masakër në mes të Shkodrës.
Report Tv ka siguruar foton e makinës tip BMW që u përdor nga autori i masakrës në Shkodër, Ragip Gila, për t’u larguar nga vendngjarja pas krimit.
Makina tip BMW i përkiste një qytetari që nuk kishte lidhje me ngjarjen, por u vodh nga autori nën kërcënimin e armës pasi kishte vrarë 2 persona dhe plagosur 2 të tjerë brenda një lokali në qendër të Shkodrës.
29-vjeçari Gila ka qenë i armatosur me dy armë dhe antiplumb. Ai mbërriti para lokalit me një motor. Hyri brenda lokalit dhe hapi zjarr duke shkaktuar masakrën. Më pas doli nga dera e dytë e lokalit dhe eci në këmbë për disa metra, pasi motorin e kishte braktisur. Nën kërcënimin e armës, mori makinën BMW të një qytetari dhe u arratis deri në lagjen Skënderbeg. Për shkak të ndjekjes nga policia, bëri aksident duke u përplasur me disa mjete.
Edhe BMW-në e braktisi dhe u largua në këmbë duke tentuar të kalonte lumin Kir. Por aty u kap nga forcat Shqiponja.
Nga kjo masakër me armë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra.
Ragip Gila, 29-vjeçari që sot vrau 2 persona në Shkodër dhe plagosi 2 të tjerë, është liruar nga qelia pak kohë më parë ku vuante dënimin për prodhim dhe shitje droge.
Ai ishte arrestuar në 2023-shin me arsenal armësh e municionesh, dhe prodhim e shitje droge. 29-vjeçari u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim. Në aplikimi të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3.4 vite burg vetëm për çështjen e drogës, kurse akuzat për armëmbajtje u pushuan për shkak të amnistisë vjetore.
Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove. Në vendimin e dhënë, specifikohen edhe kushtet e shërbimit të provës.
“Vënia në provë e të pandehurit Ragip Gila për në periudhë kohe prej 5 vjet, me kusht që gjatë kohës së provës ai të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kohë së provës, i pandehuri Ragip Gila të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër. Urdhërohet i pandehur Ragip Gila të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë”, thuhet në vendimin e arsyetuar të gjyqtarit Albert Keraj.
Paradoksi qëndron se 6 muaj pas lirimit nga qelia dhe vendosjen e tij në shërbim prove, Ragip Gila vrau 2 persona në mes të Shkodrës dhe plagosi 2 të tjerë. Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes.
Erogen Brajoviç, shënjestra e atentatit në Shkodër, është drejtuar Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Gazetari Ergys Kavaja raporton se plumbat i kanë prekur arteriet kryesore.
43-vjeçari ka marrë tre plumba në trup, ndërsa me një plumb është goditur Liridon Kraja, i cili ndërroi jetë.
Disa plumba ka marrë edhe viktima tjetër Armando Pali dhe dy plumba kamarierja Meri Kaceri, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në rëpartin e reanimacionit.
Deputeti demokrat i qarkut të Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar së fundmi për masakrën e ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit ku 2 persona mbetën të vrarë e 2 të tjerë të plagosur.
Spahia shkruan se terrori në kryeqendrën e veriut i ndodhur pranë shkollave e qytetarëve, ka bërë që më pak nxënës të rikthehen në bankat e shkollës nga frika, ndërsa shton se qyteti duhet t’i rikthehet qytetarëve për të rifituar shpresën e humbur.
"Masakra tjetër sot në Shkodër,
kujtesë e ashpër dhe tronditëse e sundimit të krimit në Shkodër.
Një ngjarje e rëndë që lë pas frikë, dhimbje dhe pasiguri.
Në një ditë që duhej të ishte festë për fëmijët dhe prindërit, Shkodra u përball me dhunë ekstreme që nuk duhet të kishte vend kurrë në zemër të qytetit, në oborrin e bashkisë, pranë shkollave dhe familjeve të qytetit tonë.
Sot më pak nxënës u rikthyen në bankat e shkollës sepse aty ku sundon krimi i bërë një me shtetin, nuk ka vënd për dije dhe as shpresë.
Shkodra nuk mund të vazhdojë të sundohet dhe shtypet nga krimi. Shkodra duhet ti rikthehet qytetarëve dhe të rifitojë shpresën e humbur!", shkruan politikani.
Ky është Liridon Kraja (Lushi), 31-vjeçari që mbeti viktimë në atentatin e sotëm në Shkodër. 31-vjeçari ishte truproja e Erogen Brajoviç ( shënjestra e atentatit). Ai u godit nga breshëria e plumbave, u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi që të mbijetojë.
Zbardhet dinamika e atentatit me dy viktima dhe dy të plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër. Gazetari Sokol Dema raporton se autori Ragip Gila ka qenë i armatosur me dy armë, si dhe ka pasur të veshur jelek antiplumb.
Ai ka hyrë brenda në lokal dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Më pas ka dalë jashtë nga dera e dytë e lokalit, në një rrugicë pas bashkisë së Shkodrës, ku me armë në duar ka ecur për disa metra dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur automjetin tip BMW ngjyrë gri, me të cilin është larguar.
Gjatë rrugës në ikje, ai është përplasur me dy automjete, e pasi ka mbërritur në lagjen Skënderbeg, ka braktisur mjetin dhe në këmbë ka tentuar të largohet nga lumi Kir. Policia, përmes forcave Shqiponja, ka arritur ta ndalojë dhe vërë në pranga, duke i sekuestruar dhe armët.
Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, anëtar i fisit Bajri, dhe vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). Të vrarë mbetën miku i tij, Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), truproja. Plumbat kanën edhe kamarieren 25-vjeçare të lokalit ku ndodhi ngjarja, Meri Kaceri, e cila ka dëmtime të lehta.
Në këto pamje që sjell Report Tv, mund të shihni Erogen Brajoviçin, të plagosur brenda lokalit në Shkodër, pas atentatit që la 2 viktima dhe 2 të plagosur. Në pamje, Erogen Brajoviçi shihet i shtrirë në tokë brenda në lokal, ndërsa nga breshëria e plumbave dallohet që është plagosur në këmbë.
Më tej, me urgjencë, siç shihet edhe në pamje, Erogen Brajoviçi transportohet në ambulancë për tu dërguar në spital. Ai dyshohet se ishte shenjëstra e atentatit.
Ragip Gila, 29-vjeçari që vrau dy Armando Palin dhe Liridon Krajën në një lokal në Shkodër, si dhe plagosi Erogen Brajoviç (i dyshuar si shënjestra) dhe kamarieren 25-vjeçare Meri Kaceri, dyshohet se ka vepruar i vetëm.
Burime për Report TV bëjnë me dije se i riu ka qenë me motor kur ka qëlluar me breshëri plumbash drejt lokalit ku ndodhej Brajoviç me Palin, dhe më pas ka arritur të marrë një automjet tip BMW nën kërcënimin e armës.
Por në tentativë për t’i ikur policisë, ai është aksidentuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Më pas ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt lumit Kir, por aty është kapur nga Forcat Shqiponja. 29-vjeçarit, që kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, iu gjet edhe arma me të cilën kreu krimin.
Në vitin 2023, ai u arrestua pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, maska e paruke.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar për masakrën me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal pranë bashkisë.
Beci shprehet se ngjarja kriminale duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër të ligjit, ndërsa shton se ka kontaktuar me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha dhe strukturat e tjera kundër krimit.
"Të dashur qytetarë,
Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.", shkruan Beci.
Erogen Brajoviç
Ky është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43 vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra. 43-vjeçari është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.
Në foton më poshtë është Ragip Gila, 29-vjeçari që qëlloi me breshëri plumbash në lokalin pranë bashkisë së Shkodër, duke vrarë dy persona dhe plagosur dy të tjerë. Sipas gazetarit Sokol Dema, ai kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte arrestuar në vitin 2023 për armë e municion.
Autori Ragip Gila
Foto nga vendi i atentatit
Ragip Gila, 29-vjeçari i arrestuar për atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër, kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, raporton gazetari Sokol Dema. Ai ishte arrestuar më 6 dhjetor të vitit 2023 pasi u kap me 1 armë gjahu, municion luftarak, 7 jelekë antiplumbë, doreza, maska dhe paruke.
"Në lagjen “Partizani”, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imazhi fals”, kanë ndërhyrë në banesën e 26-vjeçarit R. G., ku kanë gjetur dhe sekuestruar 7 jelekë amntiplumb, 2 palë doreza, 3 maska, 2 paruke, municion luftarak, 1 kokore metalike, 1 armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme, si dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.", njoftoi policia asokohe për arrestimin e të riut.
Report Tv ka siguruar pamjet e aksionit të Policisë, për arrestimin e autorit të atentatit me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër. Në pamje, shihet momenti kur policët vrapojnë për të vënë në pranga autorin 29-vjeçar Ragip Gila. Pas vrapit, blutë dhe forcat shqiponja arrijnë të neutralizojnë të riun dhe ta arrestojnë pranë lumit Kir.
Në momentin kur ka qëlluar me breshëri plumbash, autori ka qenë me një motor të zi dhe më pas është larguar me një mjet tip BMW. Por gjatë momentit të largimit, është aksidentuar në dalje të qytetit dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet në këmbë.
Por, i riu ra në pranga, ndërsa iu sekuestrua edhe arma e krimit. Gila kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu, ndërsa në dhjetor të vitit 20123 u arrestua se ishte kapur me 1 armë gjahu, 7 jelekë antiplumb municion luftarak, paruke e maska.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për atentatin në Shkodër, duke zbardhur dinamikën e ngjarjes. Autori Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen Qemal Stafa pranë bashkisë, ku për pasojë ka humbur jetën Armando Pali dhe mbetën të plagosur Erogen Vaso (Brajoviç, truproja e tij Liridon Kraja (Lushi), si dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri.
31 vjeçari Liridon Kraja ndërroi jetë pasi u ndërua në spital. Nën kujdesin e mjekëve janë edhe Brajoviç dhe kamarierja. Autori u kap pas disa minutash ndjekje nga policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në një lokal në Shkodër ka bërë aksidenti në dalje të qytetit në tentativë për t’iu larguar policisë. Mësohet se ai është aksidentuar te ura e trenit dhe më pas në këmbë ka tentuar që t’i ikë policisë në pjesën e lumit Kir.
Ai është vënë në pranga nga forcat Shqiponja, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Mësohet se ai krimin e ka kryer me një motor ndërsa më pas ka tentuar të largohet me automjetin tip BMW.
Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër. Një prej personave që mbeti i plagosur, Lirodon Kraja, mësohet se ka ndërruar jetë. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se personi që ndërroi jetë është truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka siguruar pamjet e motorit që dyshohet se ka përdorur autori i atentatit në Shkodër.
Report Tv zbardh të tjera detaje nga atentati në Shkodër. Dyshohet se blutë e Shkodrës kanë arritur të arrestojnë një prej autorëve që qëlloi me breshëri plumbash në një lokal pranë bashkisë, ku 1 person mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën.
Dyshohet se ai ka qenë me një motoçikletë në momentin që ka qëlluar me breshëri, ndërkohë që më pas është larguar me një mjet tip ‘BMW’ ngjyrë gri. Burimet i thanë gazetarit të Report Tv, Sokol dema se autori është arrestuar në zonën e njohuri si shinat e Trenit.
Erogen Vaso alias Brajoviç dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit që tronditi Shkodrën., i cili mbeti i plagosur, është vëllai i Denis Bajri (Brajoviç). 43 vjeçari është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.
Brajoviç rezulton i përfshirë në grupin Bajri, pasi në vitin 2023, emri i tij doli në një dosje të SPAK. Në atë kohë u lëshuan 14 masa sigurimi për akuzat vrasje me paramendim, grup të strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Fillimisht ka qenë këshilltar bashkiak me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut. Në vitin 2007-të, ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Në qershor të vitit 2020, ai ishte subjekt i OFL-së për justifikimin e pasurisë.
Në atë kohë, Gjykata e Lartë e Podgoricës në Mal të Zi i kishte caktuar masën arrest në burg për veprat penale “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi.
Ndërsa vëllai i tij, Denis Bajri (Brajoviç), i cili u arrestua në shkurt të 2024, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe u ekstradua nga Dubai drejt vendit tonë më 23 Korrik 2025. Ai akuzohet se vrau mikun e tij Gjin Boriçi (Ndojit) në Vau Dejës më 9 gusht 2020 për llogari të Ervis Martinajt.
Në përgjime SPAK ka mundur të zbardh biseda që konfirmojnë autorësinë e vrasjes dhe që korrespondojnë fiks me oraret e ekzekutimit. Fillimisht, Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt.
Gjithsej ndaj tij rëndojnë 5 akuza të rënda të ngritura nga SPAK dhe që kanë të bëjnë me aktivitetin e grupit të Bajrave të Shkodrës. Bajri u arrestua më 27 shkurt 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Report Tv sjell pamjet e rënda pas atentatit në qendër të Shkodrës. Në pamje shihet momenti kur të plagosurit futen në ambulancë për tu dërguar në spital. Po ashtu, në video dëgjohet edhe një grua që qan me të madhe.
Viktima Armando Pali
Armando Pali mbeti i vrarë nga atentati me breshëri plumbash në qendër të Shkodrës, pranë një lokali pranë bashkisë. Ai ishte duke pirë kafe me anëtarin e grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Dyshohet se shënjestër ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit.
Ndërkohë, Armando Pali rreth 10 vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nën logon e PBDNJ. Ndërkohë, ai ka qenë edhe punonjës i IMT-së së Shkodrës.
Report Tv ka siguruar foton e viktimës së atentatit në Shkdoër, Armando Pali. Ky i fundit ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak më herët. Mësohet se ai ka qenë në kafe me Erogen Vason, i cili dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit.
Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Komente

afer i paskan ardhe krietarit te shkodrastanit
PërgjigjuTash kane fillu me u marr me shokt e bandave Shifne kush ju shkon bajrave nder se aj asht spiuni ndegjon ca bahet nshkoder dhe shkon i flet ner ta
PërgjigjuKush ka mbet ma prej bajrave tash?
Nje nga nje do dalin faret kta zhulsa, tana poshtersite u kane dal ne gazeta mas encros. Kushrinit te Pllum Gjoks ja kane ba nje atentat jave qe kaloj po ska dale ne media
PërgjigjuNuk eshte vrasje mafioze. Ky tipi e paska nda mendjen me e vra. Ka ardh tek as me shoqerus as me shishe benzine me djeg mjetin. Amator fare ka mbyll syt edhe e ka shkrep.
PërgjigjuKy ragipi asht duk si k... mos me ta marr mendja se ban ket pun . Kushedi sa lek ka marr . Po u duk qe ishte dor amatore se nuk bahet ai atentat mes shkodres diten e shkollave ku ishte mush me makina e polic . Po si smujti me e vra krysorin pyka
PërgjigjuPolicia duhet ta vritshin këtë mut krimineli se Zoti Albert Keraj përsëri dota lirojë! Kjo është Drejtësia që Shqiptarët duan me këto Gjygjtarë miliardera.
PërgjigjuNmos ky sot nji tjeter ja kishte ba se mas veshit e ka pas me koh
Prefektja e shkodrës e lidhur kokë e këmbe me krimin ne shkodër
PërgjigjuKa qen denu per prostitution ne athin
u mbyll dhe sezoni i pushimeve ne shkoder
PërgjigjuGeni me vella vrases me pages delte ne pedonale , jam cudit shum kur e pash dhe para dy netsh ne gjuadol
PërgjigjuJemi mesuar ne kto lajme .e rendesishme eshte qe Edi Rama te na fus ne BE. Jeta jone eshte si jete mize ne Albanistan
PërgjigjuAi djali qe u vra para disa ditesh, ndoshta u vra gabimisht sepse i ngjante ketij Bajroviçit qe u plagos sot. Gjithsesi kjo tregon qe strukturat e rendit në Shkoder kane deshtuar totalisht. Po ashtu edhe Gjykata qe ka liruar ate vrasesin.
PërgjigjuE marrofte i madhi Zot njat familje te mbushun me qelbsina. E gjetshin prej Zotit, se s'ka shtet...
PërgjigjuPunë shpellarësh kokën hongëshin,pse e kapën aty ta kishin vrarë kriminelin... Janë mbushur burgjet me vrasës që mbahen me taksat e popullit....
PërgjigjuSA filloi Pak turizmi ne shkoder .do behet Si Napoli.
PërgjigjuShoku nqs nuk e kupton ironin sesht faji I'm .e kupto QE ka gjujt ne MES te sheshit KU vijn familjar apo CE deshe.jo cdokush QE permen turizmi e ka serozisht .mendoje Pak Tani ca kam dash me then
Hala ju me at m.. turizmit!!! Po vendalinjte apo s'ka randsi, veç turistat t'i kena mirë. Hej Zot i madh
Lavdi PPSH koha kur kishte shtet.
PërgjigjuGjynah Mandi shkrete pa pike lidhje Pinte kafe perdite ne pedonale Njeri familjar shok i mire..
PërgjigjuPo si ka mundesi as nje vit burg per arme e municione. A i kontrollon njeri keta gjykates e prokurore qe vendosin keto denime qesharake. Turp turp turp
PërgjigjuKa nis fushata e korrjeve ne Shkoder.Policia esht shnderruar ne agjensi funebre qe shkon ne vendngjarje dhe mbledh te vdekurit.Shteti ne kemb,turistat po kenaqen,po lulzon qetsia.Bravo shtet,shpejt ne BE
Përgjigjua ba shkodra kolumbi, tan hajvana me allti, tan ka mali tan ka kodra, djepi i kultunes, ah kjo shkodra!
PërgjigjuMesi i shkodres, ku shkojne ne lokal shume familjar me femije. Tmerr
PërgjigjuSapo filloj loja sepse kishte muaj qe po ziente
PërgjigjuBravo policia Shkoder, rast i rrallë qe kapet autori ne flagrance ne vrasje te tilla
Përgjigjugjaku nuk hup kurre...KUSH VRET. ..KA PER TU VRARE......
PërgjigjuVrasesi eshtë arrestuar në dhjetor te 2023 per armembajtje pa leje, arsenal me municion, me maska e dreq e shejtan. E paskan liruar para disa muajve. Pra ky paska bere burg 1 vit. Si eshte e mundur ?
PërgjigjuKthehuni ne Shqipëri, është super.
PërgjigjuAkoma 2 me 1 jeni, kishit mundsin me u barazu se vec naimin qe ishte tu shit peshk keni hek
PërgjigjuNuk lahet gjaku i 20 vjecit me 70 vjecin o kumara, kjo pun ska barazim der sa tdalin faret tan
https://shqiptarja.com/lajm/pas-asaj-ne-fushe-kuqe-zbulohet-nje-tjeter-baze-per-grupet-kriminale-ne-shkoder-ne-pranga-pronari-baneses-sekuestrohen-arme-municion-e-kanabis Vrasesi eshtë po ky person qe u arrestua dy vjet me pare me arsenal armesh. Kush e liroi nga burgu? Ai gjyqtar qe e liroi te futet ne burg.
PërgjigjuIbrahim plan t mire kishe ba por puna asht se pshtoj genin tash kapni ardjanin me enverin se jane levizje bashke me djal t enverit vret me i gur 3 zogj
PërgjigjuVetem ata mirditoret qe drejtuan policine e shkodres e mbajten pa vrasje! Ketu sdo ndalen vrasjet kurre me kete polici qe kemi.
PërgjigjuCa faji ka policia kur i liron drejtesia?! Pse te behet "i keq" polici me kriminelin, kur e di qe ai do dali pasi t'i paguaj paret prokurorit dhe gjykatesit?!
Edhe Kur ishin mirditoret kan ba vrasje, pse iku pra? Ska b*th kush ne shkoder as mirditor as tepelenas as malok. Jan ma te forte deri tash,po u fuqizu shteti ather si ne komunizem do te flasim ndryshe
Deri para 3 mujsh skishte by@the asnje me lujt me blinda e xhama te zi ne shkoder, itash te dalin te thone ca te dojn. Kur don shteti te degjeneron me i lan llafet me u fry kot si gjel detit. Ata te mirdites i paten vu ne rresht itash pritni shifni lajmet n televizor ca po bahet
Hahahahahah na dhive gazit!!
Lideri supersuprem thote hengshin kokat e njeri tjetrit dhe te kameriereve.
PërgjigjuJoz t lumt pushka po e qove dam
PërgjigjuPse ka dal nga burgu ne Zvicer Jozi?
Me shum mundesi fantazma …
PërgjigjuVellan vrases me pages e ky delte lirshem ne qytet ! Tan qyteti e dite se i kishte dit e numrume , po qe ket rradh ja hodhi shpetoj nuk e kapni ma kurr
PërgjigjuCelsi i ketyre ngjarjeve jane gjykimet nga gjykates te korruptuar. Si mund te lirohen me kusht keto kriminel?? Me kriminel jane te tille gjykates