Foto ilustruese

Vuani nga pagjumësia, ja çfarë duhet të bëni

7 Shtator, 22:42| Përditesimi: 7 Shtator, 22:45

  • Share

Ka disa arsye pse nuk mund të keni gjumë gjatë natës dhe stresi është një nga më të rëndësishmet. Por, ekzistojnë disa mënyra natyrale që na ndihmojnë ta shmangim këtë dhe të kemi një gjumë më të qetë.

Pini çaj bimor

Këto lloje çajrash janë të njohura për vlerat e tyre qetësuese, pasi parandalojnë zgjimin e parakohshëm dhe ju bëjnë që të keni një gjumë më të qetë.

Para se të flini merruni me diçka tjetër më parë

Mund të lexoni një libër apo të shihni diçka në televizor. Në këtë mënyrë do ju zërë gjumi më lehtë.

Bëni dush me ujë të ngrohtë

Nuk ka gjë më të mirë sesa një dush me ujë të ngrohtë para gjumit. Ai do t’ju çlodhë dhe sytë do iu mbyllen më lehtësisht.

Përdorni aromën e livandës

Livanda njihet për vetinë qetësuese dhe relaksuese. Hidhni pak aromë nëpër jastëkë ose përdoreni për masazhe trupore vajin e kësaj bime.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?