Lifestyle

Yoga dhe teknikat e saj për reduktimin e dhimbjeve të lindjes tek nënat e reja, ja si mund të stërviteni në kushte shtëpie

28 Prill 2021, 11:21| Përditesimi: 28 Prill 2021, 11:27

  • Share

TIRANW- Yoga është një ndër mënyrat më të mira për të ruajtur shëndëtin e trupit dhe të mendjes, e njëjta gjë ndodh edhe gjatë shtatzanisë. Yoga prenatal ndihmon nënat që të kenë një lindje sa më të lehtë dhe me pak dhimbje. Helga Cacani trajnere Yoge tregoi teknikat që duhet të përdorin nënat shtatzanë gjatë periudhës së fundit të shtatazanisë por jo vetëm që ta lehtësojnë këtë proçes:

“E para që do rekomandoja është një vaj esencial duhet patjetër në çantën e martenitetit të cilët do ndihmojnë për të patur  një frymëmarrje më të qetë, për të relaksuar, për të larguar dhimbjet e tepërta. Unë kam zgjedhur vajin e lavandës dhe këtë mund ta aplikojmë gjatë proçesit të lindjes ose duke I mbajtur erë. ose duke njomur gishtin me një pikë vaj dhe duke e masazhuar tek pjesa e hundës, aroma e saj bën që të na relaksoj” tha ajo.

Mbas vajit esencial duhet të merremi me teknikat e frymëmarrjes, kryesorja është mbajtja e frymës për 4 sekonda dhe e nxjerrim frymën fuqishëm me gojë në mënyrë që të arrijmë ta ndjemë frymëmarrjen tonë dhe duke e ndjere dhe dëgjuar që kjo frymëmarrje ekziston, na bën të kuptojmë se kemi energji brenda vetes.

Një tjetër ushtrim që ajo rekomandon është edhe ushtrimi me topin e Yogës:

“Topi I yogës duhet të jetë me përmasa 55 cm është I rekomandueshëm për pjesën e shtatzanisë, duke bërë ushtrime për pjesën e legenit dhe fundshpinës seps mban edhe pjesën tonë të trupit gjatë periudhës së shtatzanisë” u shpreh ajo.

Por përse janë të rëndëisshme këto ushtrime që do të ndihmojnë nënat gjatë proçesit të lindjes?

"Pjesa jonë e legenit ndodhet ndodhet në një formë diamanti dhe të katërt cepat e këtij diamanti janë muskujt të cilat mbajnë të gjthë pjesën e sipërme të trungut dhe gjatë shtatzanisë nëse këto muskujt nuk janë të formuar të ushtruar siç duhet bëhen të dobët dhe në momëntin e lindjes nuk e kanë forcën e duhur për të na ndihmuar për të shtyrë bebin. Duke u ushtruar me anë të këtyre ushtrimeve ne përgatitemi këta muskuj në momentet e lindjes të kenë një farë aktiviteti" përfundoi ajo.

Yoga prenatal është një mënyrë shumë  e mirë për qetësimin gjatë shtatanizë, Helga Cacani trajnerja e Yogës i  tregoi ushtrimet duke i  praktikuar edhe nëpërmjet një lidhje skype në emisionin “ Rreze Dielli”.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?