Si të praktikoni Yoga në kushte shtëpie dhe arsyet përse është e rëndësishme për shëndetin mendor (VIDEO)

3 Dhjetor 2020, 12:40| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 13:12

  • Share

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ mësuesja  e Yoga-s Migena Bardhi, foli për qetësinë shpirtërore që mund të fitojmë nëpërmjet ushtrimeve Yoga dhe meditimit.

Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ju ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjës, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht në shëndëtin në përgjithësi. Mirëpo shpesh herë nuk kemi informacionin e duhur se si duhet ta praktikojmë atë:

‘’ Fillimisht duhet të rregullojë orarin e gjumit, është shumë e rëndësishme që të flejë në orarin e duhur, të paktën në orën 10:30 duhet të jetë shtrirë. Orari më I mirë është ora 10 dhe me 2, por të paktë në 10:30 është mirë që të jemi në gjumë dhe të cohemi gjithmonë para orës 8. Nëse ne zgjohemi cdo ditë në orën 5, 6 do të ishte perfekte,, por para orës 8 është përsëri shumë mirë’’ tha ajo, sepse trupi ka pushuar mjaftueshëm gjatë kësaj ore.

Ajo tregoi arsyen përse është kaq e domosdoshme Joga për qetësinë shpirtërore:

‘’ Janë ushtrime të cilat relaksojnë fiziologjinë tonë, dhe bëjnë atë të ndihet më e qetë sepse sistemi nervor fillon të çlirojë ato ngërcet e tensionit të cilat ka akumuluar qoftë në përditshmëri, qoftë nga fëmijëria jonë apo qoftë nga barku i nënës, sepse marrim informacion që në barkun e nënës. Bebja ka kontakt shumë të fortë me nënën’’

Ajo tha gjithashtu se mënyra se si ushehemi është shumë  e rëndësishme dhe ndihmon krahas ushtrimeve.

‘’  Ushqimi, mënyra se si ushqehemi dhe oraret në të cilat konsumojmë ushqimin, duhet të jenë gjithmonë orare të rregullta.Drekën është mirë të paktën në orën 2 duhet ta kemi përfunduar . Ora 12 me 2 si orar I të ngrënit të vaktit ushqimor, është orari më I mirë sepse sistemi tretës është në kulmin e tij për të tretur ushqimin. Që do të thotë kur sistemi metabolik është aktiv atëherë e tretë ushqimin në mënyrën e duhur dhe trupi nuk e konsumon më energjinë e tij dhe nuk lodhet për të tretur ushqimin’’.

Ndërsa thekson se Yoga përfshin ushtrime shumë sfiduese për trupin, prandaj është e nevojshme që cdo njeri që dëshiron të praktikojë atë, duhet që të konsultohet me një mësues përpara se të praktikojë ushtrimet vet, ndryshe këto ushtrime mund të dëmtojnë trupin.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?