Nga kjo e premte, në akset kombëtare nis aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një komunikim me qytetarët përmes rrjeteve sociale, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë prishje selektive, ndërsa njoftoi edhe hapjen e një portali ‘Hapësira ime’, ku qytetarët do mund të denocnojën raste të zaptimeve.
“Sot është 1 gusht, ka skaduar afati për heqjen e rraqeve buzë rrugëve kombëtare dhe nga sot do fillojë hap pas hapi ndërhyrja e forcave përkatëse të kontrollit me territorin. Ambicia jonë është që të jemi kampionë të Ballkanit në Turizëm. Forcat përkatëse do duhet të angazhohen shumë më tepër tash e mbrapa sepse na duhet të jetojmë dhe të bashkëjetojmë më idenë që të gjithë së bashku duhet ti japim një cilësi të re vendit tonë si një destinacion turistik, por edhe si një shtet i së drejtës për tu bërë anëtarë të BE”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u bëri një ftesë edhe të gjithë atyre që posedojnë parkingje të paligjshme.
“Ata që kanë prona që i përdorin si parkim e të paligjshme janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet”, tha Rama.
E në rast se pronarët e bizneseve që anë zaptuar pronën publike bëjnë rezistencë, ndëshkimi do të jetë i paimagjinueshëm.
“E rëndësishme të kuptohemi se nuk është ideja hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha të tëra, do hiqen hap pas hapi. Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portal hapësira ime. Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit, kemi vendos plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi më mirë se sa duhet. Do të jenë ndëshkime të atilla, që mos ti shkojë mendja njeri të fillojë lojën nga e para”, tha Rama.
Por çfarë vjen pas këtij aksioni?
“Mbrapa vjen rilindja urbane 2.0 jemi duke ngritur grupe që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin, pastrojmë tek 21 dhjetori, tek komuna e Parisit, por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu duhet të ndërhyjmë më projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike”, theksoi Rama.
Lajm ne perditesim...
Komente

Grand Hotel i deputetit Agron Cela ka zene mijera hapsire publike ne qender te qytetit Shkoder. Nga nje prone paligjshme 500 m2 tani eshte bemyer ne rreth 3000 m2 . Eshte shtuar siperfaqja, ndertuar restaurant, vendos kontajner lokal, piste betoni, te gjitha ne dem te lulishtes qendrore te qytetit mu perball Bashkia Shkoder. Vec Edi Rama dhe Bennet Beci skan sy ta shohin. Merru me mizat dhe mos trazo elefantin
Përgjigjuduhen edhe amendamentet per bastet e reja sportive te mbikqyrura nga komiteti olimpik nepermjet kas
PërgjigjuKeto qe thote Rama per lirimin e hapsirave publike,e ka per Tiranen.Sepse ne Sarande sdo ta dije njeri ca thote ai, ne Sarande eshte kaos.me i forti ben ligjin.Bashkia nuk ekziston fare,Situata ne plazhe eshter me keq nga vjete. Po vriten dhe zihen njerzit kote per plazhet.I gjithe parkimi ne Lagjen Koder eshte i zene nga motorat dhe makinat me qira. me qira. Vetem nje subjekte qe jep makina me qira,ka zene 150 m xhade , pa paguar asnje m2 parkim ne Bashki.Saranda eshte nje anije ne dete te hapur qe i eshte fikur motori.Policia ne vende te parandaloje krimet i nxit ato.
PërgjigjuMbeten pallatet pa u shite e do prishen do qe te shiten ndertimet e reja
PërgjigjuNga mbin kto o “mret” ?? Ke 12 vjet që na rrjep nga taksat o i modh.
PërgjigjuO Edi kam 1 pyetja kur kta maskarenj tē pa cip zun hapsirat publike ti kishe hap gojēn e tē kishin hyr mizat e ti po mundoheshe tē hiqje mizat. E kta njerēz maskarenj nuk i pe por i ke lēn tē paktėn 16 vjet qē i çfrytēzuan e u majmēn mir kta flliqsira e tani u kujtove ti mor zotni. Vjen pak era mut kjo pun.
PërgjigjuTI RAMA JE I PARI QE DUHESH DENUAR PER ZENIEN E KULISHTEVE DHE FUSHAVE SPORTIVE....
PërgjigjuZotni kryeministre! Ju lutemi largoni nga pallatet dhe qendrat e banuara, cdo lloj servisi makinash dhe motorrash dhe cdo lloj tjeter magazinimi neper garazhe makinash, sepse pervec cmendurise se ndotjes akustike, jane problem shume i madh rrezikshmerie.
PërgjigjuKur u zaptuan hapesirat publike mo?....ke 12 vite qe qeveris pa llogaritur edhe funksionin si kryetar bashkie...ti po vepron sikur ke 1 muaj qe ke ardhur ne Shqiperi...fallco komplet cdo gje,cdo veprim qe ndermerr
Përgjigju