Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Tepelenë ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, Policia e Gjirokastrës ka mundur të zbardhë këtë krim përmes provave të dokumentuara.
Biznesmeni italian rezulton të jetë vrarë nga një 48-vjeçar i quajtur Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës. Kamber Sulçaj është i shpallur në kërkim nga policia dhe ende po punohet për kapjen e tij.
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 44-vjeçarit Edoardo Sarchi ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të 27 shtatorit.
Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë një konflikt banal. Siç mësohet, mes autorit të dyshuar dhe viktimës, si dhe personave që e shoqëronin atë, pati një konflikt të çastit. Ky debat u përshkallëzua më pas deri në përdorimin e armës.
Grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës ka në dispozicion prova të vlefshme që dokumentojnë ngjarjen. Konkretisht, përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore, hetuesit kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së autorit të dyshuar përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë.
MOTIVI I VRASJES
Autori i dyshuar fillimisht është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me biznesmenin italian dhe me personat që shoqëronin këtë të fundit. Sherri nisi për dritat e gjata të makinës. Më pas, autori Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska (çifte e kalibrit të rëndë) në drejtim të tyre në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari Edoardo Sarchi. Siç mësohet, plumbi bëri rikoshet në asfaltin e rrugës dhe preku 44-vjeçarin italian duke i shkaktuar vdekjen për shkak të hemorragjisë.
PROVAT
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar makinën dhe veshjet që kishte përdorur autori i dyshuar gjatë krimit. Makina dhe veshjet ishin fshehur në një stan në një zonë të thellë malore midis fshtrave Nivicë dhe Bolenë. Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.
Ndërsa në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara kanabis dhe 2 kasaforta të mbyllura.
(Në foto: Makina e autorit)
PERSONAT QË SHOQËRONIN BIZNESMENIN ITALIAN
Biznesmeni italian Edoardo Sarchi shoqërohej nga të njohurit e tij Eqerem Braçi dhe djemtë e tij Gazmendi e Danieli. Të katërt, në orë 00:30 të mëngjesit të 27 shtatorit, udhëtonin së bashku nga Nivica drejt Salarisë në Tepelenë. Ata kishin dalë për gjah, siç kishin vepruar edhe herë të tjera. Gjatë marrjes në pyetje të familjarëve Braçi, ata kishin thënë se u sulmua me armë nga një person i panjohur që qëlloi në drejtim të tyre.
KUSH ISHTE EDOARDO SARCHI
Edoardo Sarchi 44 vjeç jetonte prej vitesh në Shqipëri. Ai ishte me origjinë nga Varese, banonte në Tiranë, i martuar me Majlinda Taga dhe baba i dy fëmijëve. Ai ishte administrator i një kompanie të madhe tullash italo-shqiptare “Tegola Edilcentro” në zonën e Laprakës në Tiranë.
Njoftimi i Policisë Gjirokastër:
Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur "Qafa e Dilanit", pas mesnatës së datës 26.09.2025.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes.
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S..Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.
Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta.
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari.
-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu.
-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore.-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura).
Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Personi në foto është Kamber Sulçaj 48 vjeç, autori i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë.
48-vjeçari Sulçaj është i shpallur në kërkim nga policia për 3 vepra penale; vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.
Ai është nga Mesapliku i Vlorës dhe akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchit.
Ngjarja ka ndodhur për motive krejt banale. Mes tij dhe viktimës, si dhe personave që shoqëronin këtë të fundit, pati një sherr për dritat e gjata të makinës. Debati degjeneroi më pas në përdorimin e armës.
Autori Kambert Sulçaj qëlloi me një çifte drejt biznesmenit italian dhe shoqëruesve të tij, si dhe dy makinave me të cilat udhëtonin ata. Mësohet se 44-vjeçari italian u prek nga plumbi pasi bëri rikoshet në asfaltin e rrugës.
Komente

Futeni nje burgim te perjetshem e kaq ete mesonj te tjeret per dritat e gjate e te shkutra nuk i merret jeta njeriut.
PërgjigjuNje shprehje te mire thuhej ne malin e shenjte ne Merditë, i joti ta fut ! Miqte e vet e derguan ne pickle te semës , ndaj edhe Ali Pashait te vetë ja futen ne fund nuk ku afrua Napoleoni por ja futen te tijët , ndaj keto thenie te vjetra rrojnë dhe sot , ky rast iku , ruaju nga miku jot , i yti ta fut ! Qudi kjo Shqipëri vend I Vogel me histori te medha ! Jemi ne 2025 akoma shprehje te 1700-1800 Kane vertetësi historike ‘
Përgjigju