Zbulohet FOTO e presidentit Meta me Altin Hajrin dhe Xhevdet Troplinin subjekt i OFL

4 Mars 2020, 14:03| Përditesimi: 4 Mars 2020, 15:47

  • Share

Një përplasje në distancë mes dy këshilltarëve, të presidentit dhe të kreut të grupit parlamentar socialist, ka zbuluar për herë të parë një foto të Ilir Metës me Altin Hajrin, në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në janar 2020.

Ishte këshilltari për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili publikoi foton ku presidenti Meta shfaqet në rrethin e një numri të madh personash duke konsumuar ushqim. Me rreth jeshil në këtë foto, këshilltari Besjan Ajazi ka evidentuar një person, i cili është Altin Hajri dhe në krah të Metës Shqiptarja.com evidenton se ndodhet dhe Xhevdet Troplini (Poja) subjekt i OFL.

Në tavolinë ndodhet edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

"Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe shpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.
Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër. P.s. Foto e Presidentit Ilir Meta në Vilën "Golden" në Shijak, e sekuestruar nga OFL, në pronësi të grupit kriminal "Hajri",
shkruan Ajazi.

Ajazi thotë se fotoja është bërë në kompleksin "Golden" në pronësi të Altin Hajrit në Shijk, por nga sa Shqiptarja.com u interesua, vendi në fakt është pista në Durrës tek Vollga që Lefter Koka ka në pronësi.

Ndërkohë, në një reagim më parë, zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, shkruante: "Ciu Ciu Tao Tao. Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”. Tao Tao, harroje zërin e Bablokut! Dëgjoje zërin e popullit, është zëri i zotit".

Foto e publikuar nga Besjan Ajazi

Ora 14:41
Meta me Hajrat në kompleksin 'Golden', Blushi: Tao Tao le ta çojë foton në SPAK

Pas publikimit të fotos ku Meta duket në kompleksin "Golden" në Shijak me një person që lë të kuptohet se mund të jetë Altin Hajri nga Besnik Ajazi, ka reaguar sërish zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi.

Blushi shprehet se këtë foto Tao Tao, duke iu drejtuar Taulant Ballës, le ta dërgojë në SPAK për ta sqaruar. Blushi ka kaluar edhe në akuza personale ku fton Ballën të zbardhë bisedën të kryer në zyrën e një 'një ministreshe të famshme për t'i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri dhe bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës'.

'Ciu Ciu Tao Tao! Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë! Por mos humb më asnjë sekondë! Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike! Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t'i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën! Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës! Bëj durim Tao se nuk do gjesh as ti vrimë ku të futesh! DËGJOJE prapë SOVRANIN dhe bëj durim! Me qetësi dhe drejtësi!' shkruan Blushi.


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Zbulohen FOTOT: Meta feston në 2017 me trafiktantët Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?