Politikë

Zgjedhjet/ Kryesocialisti Rama nga Lushnja: Më 11 maj fitorja më e bukur e PS, 3 mandate me radhë s'na kanë lodhur

7 Maj, 18:15| Përditesimi: 7 Maj, 20:33

  • Share

Nga Lushnja në takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë PS më 11 maj. 

Rama tha se 3 mandate radhazi, nuk e kanë lodhur PS. Ai theksoi se Shqipëria do të jetë një vend që do të lulëzojë në mes të Evropës.

'3 mandate me radhë nuk na kanë lodhur, na kanë bindur çdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës. Por dhe ne do ta bëjmë të lulëzojë. Duke i dhënë atë që i ka mungur në jetë të jetëve, dinjitetin. Duke i dhënë flamurit të skënderbeut, ismail qemalit, shumë lotëve, shuymë shporesëve, vendin që i ka munguar atje në oborrin e Evropës', tha ai. 

Në fjalën e tij kryesocialisti Edi Rama tha se nga 11 maji do të dal fitorja më e bukur për PS.

'Dua të besoj se ky mandat i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e mëtejshëm të Lushnjës, Divjakës në një aspekt të veçantë, atë të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit. Në aspektin e krijimit të një rrjeti të vërtetë infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot qofshin pika grumbullimi, përpunimi agroturizimi do të lidhen dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth e rrotull të gjithë territorit të këtyre bashkive. Nga 11 maji do të dal fitorja më e bukur për PS', tha ai. 

Kreu i qeverisë u ndal tek investimet e kryera në Lushnjë dhe Divjakë. 

Ashtu sikundër ia kemi dalë po ashtu në këto vite të ndërtojmë shkolla të reja, të krijojmë hapësira të reja për fëmijët, nxënësit e Lushnjës e Divjakës, ashtu si kemi dalë të krijojmë kushte të tjera për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdesin e qendrave shëndetësore, ashtu sikundër ia kemi dalë edhe në plot gjëra të tjera, por të jeni të bindur që unë jam shumë i vetëdijshëm se kemi ende gjëra të mëdha për të bërë së bashku”, nënvizoi Rama.

Ora 19:07
Rama: Në mandatin e katërt e kthejmë Lushnjen si bazë të industrisë ushqimore

Kryesocialisti Edi Rama nga Lushnja tha se Rama tha gjithashtu se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Lushnjës dhe Divjakës, veçanërisht në fushën e agropërpunimit dhe infrastrukturës.

'Dua të besoj se ky mandat i katërt do të jetë një moment i rëndësishëm për transformimin e mëtejshëm të Lushnjës, Divjakës në një aspekt të veçantë, atë të krijimit të një baze të vërtetë të industrisë ushqimore të vendit. Në aspektin e krijimit të një rrjeti të vërtetë infrastrukture ku të gjitha ato që janë ndërtuar deri më sot qofshin pika grumbullimi, përpunimi agroturizimi do të lidhen dhe do të shtohen si një gjerdan shumë i bukur rreth e rrotull të gjithë territorit të këtyre bashkive”.

Ora 18:43
Rama nga Lushnja kujton deputetin e ndjerë Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart

Kryetari i PS Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit kujtoi dhe ish-deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ka qenë deputet i Lushnjës.

Ai tha se nga numërimi i zgjedhjeve të 11 majit do të dalë fitorja më e bukur e PS.

'Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS', tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?