Deputeti Ilir Metaj ironizoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë. Meta tha për Arbër Hitajn në Studio Live se mazhoranca është e angazhuar për një proces zgjedhor korrekt e demokratik.
'Jemi të angazhuar që në Himarë të ketë imazhin e një bashkie larg luftërave politike. Zgjedhja aty më duket e qartë. Bëhet fjalë për një njeri si Vangjel Tavo, me eksperiencë në politikë. E njeh mjaft mirë komunitetin e Himarës. Është një njeri që e njeh dhe e di ku i pulson damari i Himarës. Nga ana tjetër kemi një njeri, që ndërkohë që Tavo përballon të nxehtin e Himarës, po shijon lagjet e Nju Jorkut. Nëse e di çfarë duan himariotët në të vërtetë nuk do pranonte të kandidonte në një situatë të tillë.'
Më tej, deputeti socialist thekson se ajo që ndodhi me zgjedhjet e kaluara në Himarë ku erdhën njerëz të paguar për të votuar nuk do të ndodh më, por do ketë një proces transparent e demokratik.
'Nuk ka për të ndodhur më ajo që ndodhi në zgjedhjet e kaluara, ai deformim me njerëz të ardhur të paangazhuar me zgjedhjet e Himarës. Nuk do të jetë më ai rezultat që mendon opozita.'
Lajmi kryesor:
Qeveri teknike? Vjen reagimi i parë nga PS, deputeti Metaj për Report Tv: S'kemi kohë për kapriçot e opozitës
G.K//ReportTv.al