Politikë

Zgjedhjet/ KQZ regjistron 15 partitë e para, mes tyre të Shehajt, Qorit, Lapajt dhe Shabanit! PD kërkon të votojnë ata me dokumente të huaja, Celibashi: E pamundur

24 Shkurt, 14:42| Përditesimi: 24 Shkurt, 16:46

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, me rend dite shqyrtimin e kërkesave të partive politike, për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, sipas afateve të parashikuara në ligj.

Kryetari Ilirjan Celibashi njoftoi se janë regjistruar edhe 15 partitë e para me kryetarë, teksa tha se në total janë 29 kërkesa deri tani:

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, informon se mes partive të regjistruara janë ato të reja si Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” me kryetar Adriatik Lapaj, “Nisma Thurje” me Endri Shabanin, ‘Lëvizja Bashkë’ me kryetar Arlind Qori dhe “Mundësia” e Agron Shehajt.

Gjithashtu edhe regjistrimi i partive të mëdha si PS me kryetar Edi Rama, PD me kryetar Sali Berisha dhe Pl me kryetar Ilir Meta, ky i fundit i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me tre akuza.

PD gjatë mbledhjes i kërkoi Celibashit që të votohej edhe me dokumente të huaja nga emigrantët shqiptarë.

Franc Nuri u shpreh:

“Merrni masa të votojnë edhe ata që nuk kanë pasaporta biometrike shqiptare, por i kanë nga një dokument të tillë lëshuar nga një vend i huaj”.

Kreu i KQZ iu përgjigj:

“Kodi është i qartë, duhet një dokument biometrik shqiptar për të votuar. Le ta kenë edhe të skaduar, por mjaft të jetë biometrik. Nëse nuk e keni një të tillë, nuk mund të regjistrohesh në PER dhe as të votosh. Kështu e ka zgjidhur ligji. Mungon një obligim për pozicionin tim si Komisioner për të ndërmarrë akte të tjera shtesë për regjistrimin. Kuvendi dhe partitë ta kishin adresuar këtë çështje. Nuk e adresuan. Për mua si Komisioner nuk buron asnjë detyrim tjetër të përfshihem në këtë proces”. 

Lista e 15 partive të para të regjistruara nga KQZ:
-Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama
-Partia Demokratike, Sali Berisha
-Partia e Lirisë, Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, Endri Shabani
-Partia Lëvizja Bashkë, Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, Agron Shehaj
-Partia Demokristiane e Shqipërisë, Nard Ndoka
-Partia Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
-Partia Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia
-Partia Kombëtare Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi
-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, Zef Bushati
-Partia Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi
-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Ylber Valteri
-Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?