Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë në një takim pasqyrues të investimeve dhe punëve 10-vjeçare nga qeveria, në Qarkun Shkodër dhe rang kombëtar.
Teksa shpalosi grafikisht progresin e berë në disa degë dhe sektorë të ekonomisë ndër vite, Rama tha se në vitin 2013, shteti shqiptar rrezikonte falimentin.
“Borxhi i fshehur kishte bllokuar qeverinë. Shqipëria në 2013 ishte në fije prag të kolapsit të dytë të ngjashëm me piramidat. Borxh ndaj kompanive ishte shumë i madh. Popuplli e ka shpëtuar vendin në fije të perit. Asnjë rrugë nuk kishte përfunduar, ishin tendera për të hapur gropa gjithandej e për t’u rënë daulleve se po punojmë. Nuk kishte shkumësa në shkolla, sepse nuk kishte më lekë. Invalidët nuk kishin marrë më asnjë lek, 40 mln euro i kishte shteti atyre dilnin me karroca e paterica në protesta po i mbysnin në dru”,-tha Rama.
Kreu i PS theskoi se pritshmëritë për vitin 2030 nuk janë projeksione të tejfryra për të tërhequr sa më shumë votues, por janë të bazuara nga në studime serioze të qeverisë së vendit.
“Prodhimi i brendshëm është rritur me 2.5 herë. Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit, si këto që lëshojnë partitë që vijnë vërdallë, janë projeksione të qeverisë së vendit, nuk janë projeksione për të marrë vota.
Punojmë shumë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Drejtpërdrejtë me mua punon krye ekonomisti i Merkel që punoi me të për 10 vite. Nuk mund të dalim si qeveri të bëjmë projeksione surreale sepse pa mbaruar mbledhja me vjen një telefonate nga grupet negociatore e më thonë, çfarë është kjo? Sepse negociatat janë marrëveshje mes një shtëpie të pasurish me 27 anëtarë dhe një shteti që duhet të kalojë check up dhe të provojë që është një shtet me institucione që flet e bën gjërat siç duhet. Nuk mund të hedhim fishekzjarrë e të themi do të bëjmë 500 euro pensionet.
Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, dikur ishim të dytët pas tyre. Ne krahasohemi me veten dhe rajonin. Jemi në një rajon që ishte më parë se ne. Që ka trashëguar një bazë industriale që ne e shkatërruam në fillim të viteve 1990”,-tha Rama.
Rama nuk la pa kujtuar dhe lobimin 6 milionë dollarësh të Partisë Demokratike në SHBA, i cili ende ka shumë dritëhije.
“Për herë të parë niveli i papunësisë është nën 9%. Nuk qëndron pretendimi i tyre se është ulur pasi janë larguar njerëzit, jo është llogaritur në bazë të fuqisë punëtore.
Këto janë shifrat, se jemi në hall edhe me matematikën sot.
Ku thoshte Luli artisti 7×7=42 na dukej një tmerr i madh. Tani është 7×7=6 mln dhe ka edhe një x më pas sepse nuk dihet se çfarë ndodh më pas”,-tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama tha këtë të dielë në Shkodër se investimet e qeverisë në veriun e vendit kanë qenë më të mëdha se masa e investimeve e të gjitha qeverive të tjera të kaluara së bashku.
“Çfarë kemi bërë ne për veriun nuk është bërë nga qeveritë e tjera më parë, në të gjitha akset për të hapur veriun ndaj turizmit, i kemi ndërtuar ne. Ishte fat të kisha Benetin në Fondin e Zhvillimit, ishte një nga mbetjet e pakta të të kaluarës që kishte vlerë të plotë ricikluese. Ata janë të pariciklueshëm. Falë Benetit, janë të gjitha këto akset e asfaltuara, 315 km rrugë të brendshme të qarkut në një dekadë. Le t’i nxjerrin çfarë kanë bërë në çerek shekulli të tjerët, e kam bërë unë krahasimin dhe nuk ka të krahasuar”, tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim në Shkodër, ku bëri një rezyme të investimeve të qeverisë shqiptare në dekadën e fundit në këtë qark. Ai theksoi në Bashkia Shkodër është më e paprekura nga investimet e qeverisë shqiptarë në dekadën e fundit, pasi në krye të saj ishin demokratët, të cilat kanë refuzuar bashkëpunimin.
"Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë në 10 vjet. Gropa është e bashkisë të Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu zbëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim",-tha Rama.
"E keni dëgjuar: “Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët.” Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. Atë Zef Pellumbin kam pasur privilegjin ta kem mik",-tha Rama.
"Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse të aksesueshme, o me rrugë të bardha, o me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte.
Rindërtimi urban: afro 50 milionë euro, dhe këtu flasim për Malësi e Madhe, Pukë, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës dhe këtu një pjesë e konsiderueshme ka hyrë tani dhe është Bashkia Shkodër.
Ujësjellës-kanalizime: 73 milionë euro janë investuar deri tani në 43 projekte.
Energjia: 124 projekte, 809 milionë euro investime.
Bujqësia: 43 milionë euro mbështetje për qarkun e Shkodrës.
Arsimi: këtu është për të ardhur keq që nuk kemi më shumë, por tani ka filluar të ndryshojë për shkak të projekteve të reja të shkollave në Shkodër.
Shëndetësia: 19 milionë euro, 56 projekte.
Kultura: 3.5 milionë euro, me Benetin besoj që do shkojë më shumë.
Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës: 1.31 miliardë euro",-tha Rama.
Komente
