Koalicioni i “Aleancës për Shqipërisë Madhështore” po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në një takim të ditës së sotme në zonën Vorë dhe Kashar.
Fjalimet hapëse u mbajtën nga kandidatët, ku u sulmua mazhoranca e majtë për skandalet qeveritare dhe financiare gjatë 12 viteve në pushtet.
Berisha sulmoi kryesocialistin Edi Rama për fyerjet ndaj burrave, duke thënë se PD ka në projektin bazë familjen dhe moralin e saj. Ai e quajti fushatën e kryeministrit si vulgare, të bazuar në sharje e fyerje.
"Kjo është aleanca më madhështore që nga viti 1990, më e madhja që do ndikojë në mirëqenien tuaj, sigurinë tuaj, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve, të Vorës, Kasharit dhe më gjerë. Jemi parti e vlerave themelore të shqiptarit dhe shoqërisë. Në kombin tonë, si në të gjithë kombet e tjera, themeli është familja. Vijmë me një projekt për familjen shqiptare.
Kombi i fortë vjen me një familje të fortë. Nuk jam polic morali, por dashuria mes burrit dhe gruas, respekti i ndërsjellë është morali më i lartë i shoqërisë. Asnjë motër, nënë apo motër nuk do donte t'u shahej djali, bashkëshorti, prindi. Kjo fushatë vulgare e Ramës, që kërkon të zhvlerësojë familjen dhe konceptin e saj, ka një qëllim, që të spostojë vëmendjen tuaj, nga problemet e vërteta të familjes shqiptare", tha Berisha ndër të tjera.
Ai akuzoi mazhorancës se ka degraduar sistemin arsimor dhe shëndetësor, teksa premtoi kredi të bura për çiftet e reja dhe "çati mbi kokë", subvencione, zhbërjen e "Ballkanit të hapur", ulje taksash e tatimesh, rroga më e ulët 500 euro, pensione 200 euro, uljen e çmimit të naftës, energjisë dhe ujit. Berisha tha se rroga e mësuesit do jetë 1500 euro.
Ai u shpreh se "Rama nuk është klloun, edhe pse po bën kllounadë me takimet e tij, por ai do që të budallalleps njerëzit e të heqë vëmendjen nga problemet kryesore që ka vendi".
Gjithashtu akuzoi se administrata po kërcënohet me pushim nga puna për pjesëmarrje në takimet elektorale, teksa po përdoren edhe grupet kriminale në të gjitha qytetet për të vjedhur vota apo kërcënuar qytetarët. Dukshëm si një alibi kjo që mund të përdoret edhe pas 11 majit nëse rezultati është zhgënjyes.
"Ju them të gjitha grupeve kriminale afër qeverisë që mjerë ju çdo gjeni nëse kërcënoni qytetarët për votën. pas 11 majit do shpalleni organizata terroriste", u shpreh Berisha mes të tjerash.
Në fund ai deklaroi edhe zhbërjen e reformës territoriale aktuale, duke u thënë të pranishmëve se me reformën e re Kashari do jetë ndër bashkitë kryesore të vendit.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot nga takimi elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, se kryeministri Edi Rama po bën kllounadë, edhe pse nuk është kloun, pasi qëllimi i tij është të heqë vëmendjen nga gjendja e mjerueshme e vendit dhe shpopullimi i Shqipërisë.
Ai denoncoi se po kërcënohen qytetarët për votën nga grupet kriminale afër pushtetit dhe se pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.
Berisha përmendi mes tyre grupin Xhabafti në Vorë, që sipas tij po përpiqet të vjedhë vota për qeverinë, si dhe ato në Durrës dhe Elbasan, duke u dhënë mesazhe kërcënuese nga podiumi.
Berisha njoftoi se një nga projektet e tij do jetë edhe reforma territoriale pas 11 majit, ku u shpreh se Kashari do bëhet një ndër bashkitë kryesore të vendit.
“Ai nuk është klloun, por e bën për të tërhequr vëmendjen, mendon se do budallalleps njerëzit, por shqiptarët janë të mençur, bën sikur do gratë në takime me to, por ato të parat do ia japin përgjigjen për fëmijët që i largoi nga vatrat e tyre. Po bën kllounadë. Njeriu që fyen bashkëshortët, djemtë, burrat si një ordiner, duke menduar se po bëhet interesant. Pas buzëqeshjeve të tij që i shihni, fshihen vjedhjet, dramat, shqiptarët që braktisin Shqipërinë. Ndaj më 11 maj ta pastrojmë shtëpinë nga këto që kanë bërë këta në 12 vite. Këta banditë, dëgjoni ju Xhabaftë, ju kriminelë, dëgjoni këtu, mos kërcënoni qytetarët e Vorës për votën, se vend mbi tokë nuk do keni, si terroristë. Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, që s’ka ligj e moral për karrigen e tij e ju bën ushtar të tij, por ju garantoj se të Erjoni do shkoni, e bashkë me ju do vij e Edi me ju aty. Ju garantoj se do i shpall organizata terroriste pas zgjedhjeve, forca e ligjit do jetë e pamëshirshme ndaj jush. Vidhni me ndihmën e shtetit çdo ditë, por jua them unë ju, mjerë ju çdo gjeni, jo vetëm ju, por edhe në Durrës, Elbasan etj., do shpalleni organizata terroriste”, tha Berisha.
Në fund ai dha një lajm për banorët e Kasharit, duke u shprehur se pas 11 majit do bëhet reforma e re territoriale dhe ajo zonë do jetë një ndër bashkitë kryesore të vendit.
“Garantoj Kasharin se në reformën e re territoriale do jetë një bashki ndër kryesoret e vendit. Garantoj të rinj e të reja se shanset për punë dhe për një jetë tjetër do jetë rezle për Shqipërinë”, përfundoi Berisha.
Sali Berisha tha se pas 11 majit do zhbëjë edhe Ballkanin e Hapur, që sipas tij po realizohet nga Rama që favorizon tregun e huaj dhe do i jepet ndihmë fermerit, bujkut dhe tregut shqiptar.
Ai premtoi edhe ulje taksash e tatimesh, si në ato qendrore, ashtu edhe lokale. Ulje të çmimit të energjisë, ujit dhe subvencionime, deri tek çmimi i naftës.
“Tregu shqiptar është mbushur nga prodhimet e fermerëve dhe tregtarëve të vendeve të tjera. Jo se këtu nuk ka tokë e prodhime, por Rama i hapi kufijtë për ata të tjerët, vuri garë më të pabarabartë, krijoi pabarazi ekstreme, falimentoi fermat, në Vorë, Pezë, Kashar, Bërxullë e kudo. Ballkani i hapur do përfundojë në kosh, kjo histori merr fund. Do subvencionohen dhe kompensohen që këtej e tutje, për çdo njësi me pesëfish, për lopë e bagëti. Sikundër në fshat nuk do ketë kurrë pension nën 200 euro, i pjesshëm apo i plotë qoftë. Taksat lokale të bashkive, sikurse edhe këtu në Vorë, do përpjestohen me 8-10 herë, duke i ulur ndjeshëm. Për bizneset e tjera tatim-fitimi zbret me 10%, energjia do ulet për bizneset 6 lekë, për banorët me 7 lekë. Çmimi i naftës do ulet, Kosova e ka më të lirë çmimin e naftës. Ja tek është Kosova, kjo do marri fund, do zbresim ngarkesën fiskale, do përgjysmohet”, u shpreh Berisha në fjalën e tij para mbështetësve të zonave Vorë dhe Kashar.
Ai akuzoi kryesocialistin se po bën “kllounadë” me turet e tij dhe fjalimet, duke marrë me detyrim në takime administratën shtetërore, nëpërmjet kërcënimeve me pushim nga puna.
“Ju e keni parë, Rama kalon nga sheshi në shesh, merr rrogëtarët e shtetit me detyrim, e i ul në karrige të dëgjojnë kllounadën e tij, banalitetet e tij. Nuk është as kloun, nuk e bën as nga budallallëku atë paraqitje, ai ka hall të madh, përpiqet të mashtrojë e të mos japë asnjë llogari para jush, për të gjitha dështimet 12 vjeçare. Ai nuk vjen dot t’ju thotë juve pse nuk jepen qiratë dhe paratë për apartamentet tuaja, pse ndarja e apartamenteve nuk është transparente dhe nuk del. Nuk ju thotë dot pse përfaqësuesi i tij këtu ka shtuar administratën, kurse paratë i ndajnë këtu. Pse Peza ka vetëm 2 orë ujë, rrugët copë-copë, pse nuk ka investime, e këto s’ia shpjegon dot juve, sepse kanë një gjë të përbashkët, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen. Nuk ju thotë dot për zhdukjen e 130 mln euro të taksave tuaja që shkojnë në kontot e tij bankare, pasi plehrat nuk digjen. I siguroj se pse shkojnë në mitingjet e tyre e bëjnë të detyruar sepse i pushojnë nga puna, por ata që zbatojnë ligjin i ftojmë të votojnë për PD më 11 maj”, u shpreh kreu i selisë blu.
Kryetari i PD-së tha në fjalën e tij para mbështetësve në Kashar-Vorë se arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar, teksa shpalosi edhe programin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai premtoi “çati për çdo çift” të ri, kredi të buta, ndihmë financiare për fëmijën e tretë të familjeve, shkolla e rrugë të reja, si dhe paga për mësuesit në 1500 euro.
“Një çati për çdo çift. Do japim kredi për çiftet e reja, 30 mijë euro për shtëpitë me kredi të buta. Për fëmijën e tretë shpenzimet i heq qeveria. Do mbështesim të rinjtë, do rrisim rrogat dhe pensionet. Rroga më e ulët do jetë 500 euro, pensione 200 euro, minimum jetik 200 euro. Ndihmë për studentët dhe nxënësit, arsimi është në rrokullisje. Në periudhën 2006-2013, fëmijët tanë në teste arsimore dolën me ngjitje vertikale, kurse pas 2013-ës ata erdhën me rënie galopante, sepse iu vodhën kompjuterat, sepse sot në shkolla shqiptare ka vetëm 5% internet. Garantoj se fëmijët do kenë shkollat më të mira, teknologjia dixhitale do zbatohet në çdo shkollë, mësuesi do jetë në piedestal, duke i paguar atij jo më pak se 1500 euro”, u shpreh kreu i selisë blu.
Më tej ai përshkroi gjendjen e mjeruar në shëndetësi, ku spitalet janë pa mjekë dhe mungojnë ilaçet.
“Sistemi i shëndetësisë sot ka degraduar në shkallë ekstreme. Isha në Kukës, spitali i ri, 3 mln euro, asnjë mjek, asnjë shërbim. Nëse ka një emergjencë shëndetësore, merren doktorët në Kosovë në telefon për të ardhur e bërë operimet. Ilaçet do rimbursohen, sikurse vendet e zhvilluara, si në Itali, do kenë të njëjtën listë ilaçesh, si vendet e zhvilluara. Çmimin e kësaj të keqeje e paguani ju, fëmijët tuaj marrin rrugët e dheut, Shqipëria pakësohet çdo ditë dhe më shumë. Buxheti përqendrohet në duart e një grupi njerëzish, i ndajnë paratë me grupet e veta, me organizatat e tyre, kurse të tjerët marrin rrugët. 11 maji është ditë shumë e rëndësishme, ku me votën tonë firmosim ndryshimin me rëndësi vendimtare”, theksoi ai.
Komente
