Politikë

Zgjodhi mandatin e deputetit në Durrës, Rama: Vlora në zemrën time! Mandati i tretë do t’i sjellë një hop të ri qytetit dhe krejt vendit

21 Qershor 2021, 17:58| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 17:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi zgjodhi që të marrë mandatin e deputetit në qytetin e Durrësit, duke hequr dorë nga Vlora pas 8 vitesh. Kreu i qeverisë thotë se Vlora është dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij. Rama thekson po ashtu se Durrësi është vendi ku mandati i tretë do të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet, por për krejt vendin.

‘Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt! Shqipëria 2030.’- shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 25 prillit/ Pas 8 vitesh deputet në Vlorë, Rama merr mandatin në Durrës! Kryemadhi zgjedh Fierin,' djeg' Mehmetajn dhe fut në Kuvend Vasilin


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?