Kronikë

Zhupa: Gjendje alarmante nga zjarret në Delvinë, domosdoshmëri ndërhyrje e shpejtë nga ajri

25 Korrik, 15:17| Përditesimi: 25 Korrik, 15:24

  • Share

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me zjarret masive që kanë përfshirë fshatrat e Delvinës, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Zhupa kërkon ndërhyrje më serioze nga ajri për të normalizuar gjendjen, pasi janë djegur shtëpi, ullishte dhe objekte fetare.

“Zjarri masiv në Delvinë, pasoja të rënda! Kërkohet ndërhyrje më serioze nga ajri, nga forcat zjarrfikëse. Zjarri që shtrihet në Senicë, në Kalasë, në Tatzat, në Kopacez, në Vergo dhe dëmet janë të mëdha deri tani.

Janë djegur shtëpi, mijëra rrënjë ullinj dhe është djegur edhe Kisha e Shën Dhimitrit, një objekt i rëndësishëm fetar dhe historik për komunitetin. Fatmirësisht s’ka dëmtime të banorëve. Institucionet të marrin masat urgjente”, shkruan Zhupa.


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?