Kronikë

Zjarret në vend/ Ministri Vengu: Presim për ndihmë edhe 2 helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe e 1 Canadair nga Greqia

10 Gusht, 19:47| Përditesimi: 10 Gusht, 19:49

  • Share

1753569600_pirrovengu.png

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në terren po punojnë për sigurimin e zonave të banuara dhe krijimin e perimetrit të sigurisë në të gjitha vatrat problematike.

Sipas tij, që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 janë shuar dhe 14 vijojnë aktive. Avioni Canadair kroat ka ndërhyrë në zonat me prioritet më të lartë, përkatësisht në Kranë të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë operuar në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mekanik.

“Ndërhyrjet nga ajri dhe toka kanë ulur rrezikun për banorët, shtëpitë dhe bizneset, por situata mbetet e vështirë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta që pritet të vijojnë”, u shpreh ministri.

Gjatë orëve në vijim, flotës në veprim do t’i bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, një Canadair nga Greqia.

Ministri Vengu theksoi gjithashtu se Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal në mbarë vendin, ndërsa forcat operacionale janë të angazhuara në çdo vatër kritike në territor.


Lajmi kryesor:

14 zjarre aktive në vend/ Kritike situata në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe 6 familje në Plirëz! Në ndihmë 1 avion nga Kroacia! Mbërrijnë 2 helikopterë nga Sllovakia e Çekia


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të zihen sërish?