Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 14 vijojnë të jenë aktive. Situata në Poliçan është kritike. Zjarri ka marrë shtrirje të gjerë, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, duke zbritur në kodrat e fshatrave Plirëz dhe Mbrakull.
Është shmangur rreziku i përhapjes së flakëve drejt banesave të qytetit, ku më herët u evakuuan të moshuarit e azilit dhe 6 familje që ndodheshin afër zonës së rrezikut. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe ushtrisë, ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit nga ajri edhe një helikopter i Bazës Ajrore në Kuçovë. Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj kërkoi ndihmë nga institucionet shtetërore.
Zjarri nisi për të dytën herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është shuar.
Po ashtu në Qarkun Berat, vatër aktive raportohet edhe në fshatin Kozare, bashkinë Kuçovë, ku janë djegur një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në fshatin Goriçan, bashkinë Dimal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj.
Falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, kanë mbërritur në Kuçovë 2 helikopterë Black Hawk nga Republika Çeke dhe Sllovakia, që pritet të operojnë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme. Gjithashtu, 1 avion Canadair nga Kroacia u vu në dispozicion për të ndihmuar në përballimin e situatës. Priten edhe 2 helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një Canadair nga Greqia.
E rëndë paraqitet situata edhe në Qarkun Vlorë: Në Bashkinë Finiq, flakët kaluar në fshatin Krane, si dhe ka përfshirë fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë, Krongj dhe Fitore. Një vatër zjarri është aktivizuar edhe në Lukovë e Tërbaç të Bashkisë Himarë, pranë kishës Shën e Premte dhe zonës së banuar. Gjatë natës, në Velahovë u evakuuan 15 familje dhe 36 familje nga Livinë.
Operacionet për shuarjen e flakëve vazhdojnë ende në disa drejtime, si në Hardhasov, ku era po shtyn zjarrin drejt fshatrave Navaricë, Fitore dhe Krane. Ndërkohë, ndërhyrje janë duke u kryer edhe mbi fshatrat Bistricë, Dhrovjan dhe Krongj. Për shkak të terrenit të thyer dhe shtrirjes së madhe të vatrave, është ndërhyrë edhe nga ajri. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.
Sa i përket Qarkut Tiranë, flakë janë raportuar edhe në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë. Kritike shfaqet situata edhe në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku era e fortë vështirëson punën e forcave për të vënë nën kontroll flakët.
Në Qarkun Durrës, një vatër zjarri është regjistruar në Krastën e Krujës. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Repartit Zjarrfikës të Krujës, si dhe janë nisur në ndihmë i gjithë personeli zjarrfikës që është pushim. Po ashtu,
Në Qarkun Vlorë, një tjetër vatër aktive ndodhet në zonën e quajtur “Rëzom”, pranë Tunelit të Skërficës, ku rrezikohen sipërfaqe me bredh dhe shkurre.
Në qarkun Lezhë, në fshatin Malaj i Epërm, bashkia Mirditë, zjarri që përfshiu sipërfaqe pyjore është aktualisht nën kontroll, por ndërhyrja vijon me forca zjarrfikëse dhe shërbime të tjera vendore. Në qarkun Dibër, në malin e Allushit pranë fshatit Plani Bardhë, vatra është gjithashtu nën kontroll, megjithatë po monitorohet për shkak të trungjeve që ende digjen në brendësi.
Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, në fshatin Zagore të bashkisë Malësi e Madhe, po punohet për shuarjen e zjarrit në një zonë të vështirë me shkurre dhe barishte.
Qarku Gjirokastër: Zjarr raportohet në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit
Report Tv ka siguruar disa pamje me dron nga zjarri që ka përfshirë për të dytën herë brenda pak ditësh, Poliçanin, jashtë Uzinës Mekanike, por që ka detyruar evakukimin e të moshuarve nga azili dhe të familjeve në Plirezë.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat e angazhuara në terren po punojnë për sigurimin e zonave të banuara dhe krijimin e perimetrit të sigurisë në të gjitha vatrat problematike.
Sipas tij, që nga mëngjesi i sotëm janë evidentuar 21 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 janë shuar dhe 14 vijojnë aktive. Avioni Canadair kroat ka ndërhyrë në zonat me prioritet më të lartë, përkatësisht në Kranë të Finiqit dhe Lukovë të Himarës, ndërsa ekuipazhet e Bazës Ajrore Farkë kanë operuar në Ballaj dhe Zhabjak të Rrogozhinës dhe aktualisht në Poliçan, ku flakët nuk rrezikojnë perimetrin e ish-Kombinatit Mekanik.
“Ndërhyrjet nga ajri dhe toka kanë ulur rrezikun për banorët, shtëpitë dhe bizneset, por situata mbetet e vështirë për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta që pritet të vijojnë”, u shpreh ministri.
Gjatë orëve në vijim, flotës në veprim do t’i bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, një Canadair nga Greqia.
Ministri Vengu theksoi gjithashtu se Komiteti Shtetëror i Emergjencave Civile ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal në mbarë vendin, ndërsa forcat operacionale janë të angazhuara në çdo vatër kritike në territor.
Falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, mbërriti në Kuçovë helikopteri Black Hawk nga Republika Çeke që do të operojë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.
Situata në Poliçan është alarmante. Zjarri po përparon drejt qytetit. Poliçani i pushtuar në tym e flakë. Janë evakuuar të moshuarit në azil dhe banorët e Plirezës. Zjarri edhe drejt fshatit Mbrakull. Kryebashkiaku Adriatik Zotkaj kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
Në bashkinë Finiq vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit. Flakët kanë kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren po operojnë: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair.
Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e “Lucës”, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyjore. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.
Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Himarë dhe Vlorë me 3 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë dhe forca vullnetare, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA-së, të cilët kanë vënë zjarrin nën kontroll.
Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë me 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
Qarku Lezhë
Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen "Vjollcë", njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe po punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë nga MZSH, 6 forca të pyjores, 5 forca bashkiake dhe 2 forca vullnetare.
Qarku Dibër
Malin e Allushit, në afërsi të fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.
Qarku Berat
Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat dhe Skrapar me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, por e kanë të vështirë vënien e zjarrit nën kontroll.
Në fshatin Kozare, pranë pusit 4, njësia administrative Kozare, bashkinë Kuçovë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Kuçovë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
Në fshatin Goriçan, njësia administrative Kutalli, bashkinë Dimal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Në terren janë angazhuar efektivë të MZSH Dimal me 3 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
Qarku Shkodër
Në fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Në vendngjarje kanë shkuar 1 automjet zjarrfikëse me 6 efektivë nga Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe, të cilët po ndërhyjnë me pompa shpine, por si pasojë e terrenit të vështirë dhe të paaksesueshëm nga mjetet është e vështirë vënia nën kontroll e vatrës.
Qarku Tiranë
Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë, ku era e fortë vështirëson punën e forcave për të vënë nën kontroll flakët. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Rrogozhinë, Peqin dhe Kavajë. Në ndihmë ka shkuar dhe një helikopter nga FA dhe 50 forca ushtarake, për të siguruar mospërhapjen e zjarrit drejt banesave.
Qarku Durrës
Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
Qarku Gjirokastër
Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Në terren janë angazhuar forcat operacionale, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit
Zjarret në Bashkinë e Finiqit kanë detyruar forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës t'i bashkohen kolegëve që luftojnë me flakët agresive në këtë bashki. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, një automjet zjarrfikës, së bashku me trupën e ndërhyrjes, janë nisur drejt zonës së prekur dhe po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
Një vatër zjarri është regjistruar në Krastën e Krujës. Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Repartit Zjarrfikës të Krujës, si dhe janë nisur në ndihmë i gjithë personeli zjarrfikës që është pushim. Deri në këto momente, sipërfaqja e djegur me pisha e shkurre është pak hektarë, por flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era. Fatmirësisht, nuk rrezikohen banesa apo biznese.
Një zjarr ka rënë sot në qytetin e Poliçanit. Zjarri ka rënë për të dytën herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve.
Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, të cilët janë duke normalizuar situatën. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse, në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë.
Burime të zjarrfikësve nga vendngjarja bëjnë me dije se zjarri ka rënë në pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B, e cila deri tani nuk përbën rrezik nga zjarri, pasi situata është duke u vënë në kontroll.
Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën.
Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke mos u përhapur në zonën përreth.
Gazetari Piro Nase bën me dije se zjarri ra në një magazinë ku kishte automjete të parkuara brenda dhe jashtë saj.
Si pasojë e flakëve u dogjën edhe 20 pemë frutore.
Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore
Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani raporton se situata paraqitet kritike në Krane dhe Fitore.
Ministria e Mbrojtjes në bilancin e sotëm ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë aktive.
Aktualisht, janë aktive vatrat në:
Qarku Vlorë
Në bashkinë Finiq, forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahovë dhe 36 familje nga fshati Livinë, pa probleme apo lëndime. Në mbështetje shkuan edhe 3 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore. Ditën e sotme situata vazhdon të jetë problematike. Konkretisht: vatra mbi fshatin Hardhasov në bazë dhe të erës është problematike për në drejtim jugor për në Navaricë si dhe në drejtimin perëndimor të fshatrave Fitore dhe Krane. Në vatrën e zjarrit mbi fshatin Bistricë po operohet me mjete nga MZSH dhe efektivë të FA. Gjithashtu vazhdon me intensitet puna për shuarjen e vatrës mbi fshatin Dhrovjan dhe Krongj. Vatrat e sipërpërmendura kanë shtrirje të madhe dhe në terren të thyer, çka pengon operimin me mjete. Për këto arsye u kërkua edhe mbështetje nga ajri me helikopter. Momentalisht në terren po operojnë: 37 forca zjarrfikëse me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë; 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare; 28 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë dhe 1 autobot, 60 trupa dhe 1 helikopter i FA. Në terren në fshatin Dhrovjan po operon edhe avioni kroat Canadair.
Në vendin e quajtur “Rëzom”, në afërsi të Tunelit të Skërficës, te maja e Lucës, ku rrezikohen sipërfaqe pyjore me bredh dhe shkurre. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë të operohet me mjete nga toka. Ditën e sotme do kryhet ndërhyrje me inspektorët e AdZM.
Në fshatin Bolenë, Njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, ku vatra e zjarrit po zhvillohet në pyll me pisha. Në terren janë duke operuar forcat e MZSH së Himarës me 2 mjete zjarrfikëse, si dhe forcat e MZSH së Vlorës me 1 mjet zjarrfikës, banorë të zonës etj. Në mbështetje të strukturave vendore, në terren kanë shkuar edhe 20 efektivë nga FA.
Qarku Lezhë
Fshatin Malaj i Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është aktiv në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre, në lagjen "Vjollcë". Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë dhe sot do të punohet me 2 mjete zjarrfikëse, 6 Forca nga MZSH, 6 Forca nga shërbimi pyjor, 5 nga njësia administrative dhe 2 forca vullnetare.
Qarku Dibër
Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 forca të MZSH dhe 1 mjet, për të mos patur zhvillime nga zjarri aktiv brenda vatrës ku akoma po digjen trungje.
Qarku Berat
Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri është nën kontroll që prej mbrëmjes së djeshme dhe ditën e sotme janë angazhuar 15 forca zjarrfikëse të MZSH Poliçan.
Qarku Shkodër
Fshatin Zagore, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe po punohet në terren të vështirë për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia.
Një natë dramatike ka mbajtur në ankth banorët e disa fshatrave në territorin e Finiqit, ku vatrat e zjarrit, të shtyra nga era e fuqishme, u përhapën me shpejtësi në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.
Forca të shumta nga bashkitë Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 trupa të Forcave të Armatosura, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të frenuar flakët. Për shkak të rrezikut, u krye evakuimi i banorëve në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme për asistencë mjekësore.
Në fshatin Krongj, zjarri ka djegur 1 shtëpi dhe kishën e fshatit, ndërkohë që banorët janë evakuuar për arsye sigurie. Më e rëndë paraqitet gjendja në Livinë dhe Velahovë. Dëmet në ullishte dhe pemëtari janë shumë të rënda, ku zjarri ka djegura pothuajse gjithçka nëpër këto fshatra.
Një nga momentet më kritike u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur një operacion i koordinuar synoi ndalimin e avancimit të zjarrit drejt Hidrocentralit të Bistricës. Autoritetet njoftojnë se gjatë ditës pritet ndërhyrja nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të flakëve.
Si masë sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë është kufizuar deri në përfundim të operacioneve. Ndërkohë, ekipet në terren po monitorojnë çdo zonë të djegur për të shmangur riaktivizimin e zjarreve, duke marrë parasysh erën dhe temperaturat e larta të parashikuara për sot.
Vazhdon të jetë ende aktiv zjarri në Bolenë të bashkisë së Himarës.
Pasditen e djeshme pati edhe ndërhyrje nga ajri me helikopter. Zjarri përfshiu pyllin me pisha, duke rrezikuar edhe banesat.
Zjarri në fshatin Lofkënd është izoluar që prej ditës së djeshme. Kështu ka thënë sot Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile, Fier.
Edhe pse flakët janë neutralizuar shërbimi zjarrfikës ndodhen ende në zonë për të monitoruar situatën sidomos gjatë periudhës së drekës kur fryn erë.
Në Livinë të Finiqit situata është e paraqitur e rëndë nga zjarret. Mbrëmjen e së shtunës ishte i pranishëm në terren edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.
Zjarri ka prekur disa fshatra të Finiqit.
Komente

DHE ME KETO PAMJE JU UROJ NJE JAVE TE MBARE....
PërgjigjuNje jave te qete
Forcat të errëta të PDsë po ndezin Shqipërinë me zjarre të qëllimshme për të bërë kaus në vend!
PërgjigjuPo keto "forcat e drites" ku i kane mjetet, helikopteret, avionet per shuarjen e zjarrit??? Apo nuk kane harxhuar miliona euro per tendera fiktive qe nga Peleshi, Xhacka, Vengu e deri tek Haki Cako i hashashit.
Drejtesia duhet te jete e pa meshireshme per keta zjarvenes , indifferenca e saj kuptohet qe duan anarshi si saliu .pd kerkon destabilizim te vendit .