Zjarri ne Finiq

Kronikë

Zjarri në Finiq/ Digjet një shtëpi dhe kisha në Krongj, dëme të rënda në ullishte dhe pemëtari

10 Gusht, 11:28| Përditesimi: 10 Gusht, 11:31

  • Share

1754818215_finiq.JPG

Një natë dramatike ka mbajtur në ankth banorët e disa fshatrave në territorin e Finiqit, ku vatrat e zjarrit, të shtyra nga era e fuqishme, u përhapën me shpejtësi në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.

Forca të shumta nga bashkitë Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 trupa të Forcave të Armatosura, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të frenuar flakët. Për shkak të rrezikut, u krye evakuimi i banorëve në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme për asistencë mjekësore.

Në fshatin Krongj, zjarri ka djegur 1 shtëpi dhe kishën e fshatit, ndërkohë që banorët janë evakuuar për arsye sigurie. Më e rëndë paraqitet gjendja në Livinë dhe Velahovë. Dëmet në ullishte dhe pemëtari janë shumë të rënda, ku zjarri ka djegura pothuajse gjithçka nëpër këto fshatra.

Një nga momentet më kritike u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur një operacion i koordinuar synoi ndalimin e avancimit të zjarrit drejt Hidrocentralit të Bistricës. Autoritetet njoftojnë se gjatë ditës pritet ndërhyrja nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të flakëve.

Si masë sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë është kufizuar deri në përfundim të operacioneve. Ndërkohë, ekipet në terren po monitorojnë çdo zonë të djegur për të shmangur riaktivizimin e zjarreve, duke marrë parasysh erën dhe temperaturat e larta të parashikuara për sot.


Lajmi kryesor:

14 zjarre aktive në vend/ Kritike situata në Poliçan, evakuohen të moshuarit në azil dhe 6 familje në Plirëz! Në ndihmë 1 avion nga Kroacia! Mbërrijnë 2 helikopterë nga Sllovakia e Çekia


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të zihen sërish?