Zjarri në Mashkullorë, në majën e Rrunës në Kukës dhe në Karaburun, janë tre vatrat që paraqesin rrezikshmëri më të lartë ditën e sotme. Në Mashkullorë të Gjirokastrës era po çon flakët drejt fshatit, ndërsa në zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve si dhe 50 trupa janë angazhuar nga toka. Po ashtu është dhënë urdhëruar dhe ka filluar evakuimi i banorëve.
Në Karaburun, flakët po mbahen nën kontroll në mënyrë që të mos prekin Parkun e Llogarasë. Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të ndërhyhet me dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda, për të vënë nën kontroll situatën.
Situata është mjaft problematike edhe në Majën e Rrunës në Kukës, ku ka filluar ndërhyrja nga ajri.
Vatrat aktive të zjarrit në vend:
Vlorë, Gadishulli i Karaburunit - Situata e zjarrit nuk paraqet rrezik për Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Vatra po mbahet nën kontroll.
Kukës - Në majën e Runës gjithashtu flakët po mbahen nën kontroll nga ajri dhe toka. Flakët janë në drejtim të fshatit Shemri, por pa rrezik pasi është në distancë të largët.
Mirditë - Dy vatra zjarri ndodhen përkatësisht në fshatin Thirrë dhe Munellë. Situata aktualisht është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik.
Vermosh - Në Malësinë e Madhe zjarri po mbahet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezikshmëri.
Tropojë - Është bërë i mundur izolimi i flakëve në Betosh dhe Shëngjergj.
Shkodër - Një tjetër vatër në Theth është izoluar dhe po monitorohet. Nuk paraqet rrezik.
Zjarri në fshatin Cukal është drejt shuarjes përfundimtare.
Lugina e Valbonës - Zjarri në Margegaj është në zonë shkëmbore dhe nuk paraqet rrezikshmëri.
Lajmi kryesor: