Foto: Efektivët e FA Gjirokastër të angazhuar në fshatin Palavli

Kronikë

Zjarri në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes: Angazhohen edhe 62 efektivë të Këmbësorisë së Gjirokastrës

25 Korrik, 19:20| Përditesimi: 25 Korrik, 19:23

  • Share

Për shkak të situatës së rëndë nga zjarret në Delvinë, në operacionin e shuarjes së flakëve janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Armatosua nga Reparti i Gjirokastrës.

Ministria e Mbrojtjes informon se janë angazhuar 62 efektivë të FA Gjirokastër, të cilët janë pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore.

Efektivët do të ndihmojnë në shuarjen e zjarreve në fshatin Palavli të Delvinës.


Lajmi kryesor:

Delvina digjet nga zjarret, evakuohen banorët e 3 fshatrave! Vengu: Situatë e përmirësuar gjatë mbrëmjes, 8 banesa të djegura! Në flakë edhe mali i Shpiragut (VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?