Zjarri në Komisariatin e Kamzës, i riu që mbeti viktimë i vuri flakën me çakmak dyshekut! 26-vjeçari, 22 herë i shoqëruar në 5 vite! Efektivët njoftuan zjarrfikësit vetëm kur flakët dolën jashtë kontrollit

26-vjeçari Arben Mici ishte ai që i vuri zjarrin qelisë në Komisariatin e Kamzës dy ditë më parë, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë, viktimë e së cilës u bë pikërisht vetë ai. Mësohet se në qelinë ku ndodhej Arben Mici u gjet një paketë duhani me tetë filtra, ndërsa në trupin e tij iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare, një paketë, si dhe një çakmak me ngjyrë blu, me të cilin i vuri flakën dyshekut. 

I riu, i arrestuar pasi dhunoi të ëmën, ka qenë një person problematik, ndërsa në 5 vite ishte shoqëruar 22 herë në polici. Paraprakisht u dyshua se Mici e thuri planin e zjarrvënies bashkë me të arrestuarin tjetër, Dilaver Idrizin, me qëllimin për t'u arratisur, por një tezë e tillë ka rënë. Vetë Idrizi deklaroi se zjarrin e kishte vënë Micci dhe se ai ishte nxjerrë jashtë qelisë nga polici Hajredin Boja, i cili mbeti i asfiksuar. Familjarët e 26-vjeçarit kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 26 marsit, ku për pasojë humbën jetën 26-vjeçari Arben Mici, ndërsa morën plagë Dilaver Idrizi, i cili u arrestua pasi hodhi gruan nga ballkoni dhe polici Hajredin Boja që u asfiksua nga tymi. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, bëhet me dije se fillimisht kanë qenë dy efektivë që kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, por kur flakët janë përhapur, kanë telefonuar forcat zjarrfikëse, të cilëve iu desh 30 minuta të shkonin për të shuar zjarrin

Për këtë ngjarje u vunë në pranga  dy oficerë policie, Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, që kishin për detyrë të siguronin dhomat e paraburgimit, ndërsa u proceduan edhe inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi, e komisar Ylli Çallaku. Të gjithë akuzohen për mosrespektim të rregullave të sigurisë në paraburgimin e komisariatit dhe shpërdorim detyra. Sipas hetimeve, në mungesë të kontrollit, ata kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga Arben Mici .

Ndërkohë opozita ka kërkuar sqarime nga institucionet. Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, deputetja e PD Dhurata Çupi u shpreh se rekomandimet e Avokatit të Popullit për situatën në burgje nuk janë zbatuar.

1648460905_dilaveridrizidhearbenmici.jpg

Dilaver Idrizi dhe Arben Mici

Ora 16:46
Zjarri në komisariatin në Kamzë, Report Tv siguron foto nga brenda qelisë së paraburgimit ku u vu flaka

1648478829_fe92d1b406e7408e8540b286700c18f1.jpg

Report TV ka siguruar foton brenda qelisë së paraburgimit në Kamzë që iu vu flaka nga 26-vjeçari Arben Mici me çakmak. Në foto shihet qelia e shkrumbuar pasi iu vu flaka, ndërsa në të majtë të saj është tualeti ku është gjendur trupi i viktimës, Arben Mici.

Ora 13:14
Zjarri në Komisariatin e Kamzës, viktimës iu gjetën në trup një çakmak dhe një paketë cigare

1648460818_arbenmici.jpg

Burime pranë ekspertëve të kriminalistikës bëjnë me dije se në dhomën ku ndodhej Arben Mici u gjet një paketë duhani me tetë filtra, ndërsa në trupin e tij iu gjetën nëpër xhepa pesë cigare, një paketë, si dhe një çakmak me ngjyrë blu. Sipas ekspertëve, këmbëza e gazit mungonte. Brenda çakmakut kishte gaz, pasi ekspertët e ndezën normalisht. Dy personat e tjerë të shoqëruar kanë pohuar në deklaratën e tyre se janë ndihmuar nga punonjësit e policisë për tu spostuar në dhomat e tjera. Ndërsa dy efektivët nën hetim kanë treguar se kolegu i tryezë, Hajredin Boja, tashmë i arrestuar, pasi kishte nxjerrë një nga të ndaluarit, ishte rikthyer sërish në dhomën ku ra zjarri për të shpëtuar 26 vjeçarin Arben Micin, por aty u asfiksua edhe vetë.

Ora 13:14
Konfirmohet, 26-vjeçari Mici i vuri zjarrin qelisë në Komisariatin e Kamzës! Ndezi me çakmak dyshekun

Arben Mici ishte ai që i vuri flakën qelisë në Komisariatin e Kamzës, ku për pasojë humbi edhe jetën. Report Tv mëson se Mici ishte lejuar të futej në qeli me çakmak me vete, me të cilin i vuri zjarrin dyshekut të krevati, ndërsa më pas flakët u përhapën në të gjithë ambientin.

Ora 11:48
FOTO/ Dyshohet se i vuri zjarrin qelisë në Komisariatin e Kamzës ku humbi edhe jetën, ja kush është 26-vjeçari Arben Mici! U arrestua pasi dhunoi të ëmën

1648460818_arbenmici.jpg

Report TV ka siguruar foton e 26-vjeçarit Arben Mici, i cili humbi jetën si pasojë e zjarrit në Komisariatin e Kamzës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Paraprakisht dyshohet se ishte vetë Mici që i vuri flakën qelisë, ndërsa nga pakujdesia e policëve përgjegjës, dyshohet se ai u lejua të mbante me vete në qeli mjet ndezës.

Ora 11:38
Zjarri në Komisariatin e Kamzës, efektivët tentuan të shuanin vetë flakët, thirrën zjarrfikëset kur situata doli jashtë kontrollit! Polici i plagosur nxori nga qelia Dilaver Idrizin

 

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Kamzës, vijojnë të dalin të tjera detaje mbi këtë ngjarje të rëndë që i mori jetën një personi. Bëhet me dije se polici Hajredin Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërsa i plagosuri tjetër Dilaver Idrizi është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Boja, përgjegjësi i dhomave të izolimit. Ditën e ngjarjes të shoqëruar kanë qenë edhe dy persona të tjerë, që janë nxjerrë nga efektivë të tjerë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije zjarri ka rënë ne orën 20:53 dhe rreth 30 minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Fillimisht dy efektivët kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët janë përhapur janë telefonuar forcat zjarrfikëse.

Ora 11:28
Zjarri në Komisariatin e Kamzëz, opozita kërkon sqarim nga institucionet: Të papërgjegjshme, s' janë respektuar rekomandimet! PS: Po bëhet hetim i thelluar

 

Ngjarje e rëndë që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në Komisariatin nr. 5 në Kamëz, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ambientet e dhomave të personave ndërroi jetë një 26 vjeçar i ndaluar ka shkaktuar debate edhe në komisione parlamentare.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, deputetja e PD Dhurata Çupi u shpreh se rekomandimet e Avokatit të Popullit për situatën në burgje nuk janë zbatuar.

“Ne duhet të reflektojmë dhe të mbajmë qëndrim si komision. Kërkojmë të kemi informacionin e duhur, ndaj duhet të vij në komision Avokati Popullit, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Burgjeve dhe të na sqarojnë. Ka pasur shume raporte të Avokatit të Popullit në qershor të 2021 ka pasur edhe një muaj më parë një raport të komitetit të Helsinkit për këtë komisariat. Ka pasur rekomandime nga avokati i popullit janë 10 rekomandime, ku kërkohet marra e masave të nevojshme të sigurisë, marrjen e masave të menjëhershme për kamerat e sigurisë brenda komisariatit 5, marrjen e masave për pajisjen me dushe, për marrjen në pyetje të personave të shoqëruar ndaluar apo arrestuar në dhomën e intervistimit, marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e kushteve për jetesë normale të shtetasve të ndaluar, marrjen e masave për instalimin e sistemit të ngrohjes me kaldajë, etj. Duket qartë një pa-përgjegjshmëri e institucioneve përgjegjëse për të marrë masa ku ngjarja tragjike i vendos kapakun papërgjegjshmërisë. Ju ftoj që kërkesës tonë ti bashkëngjitet edhe kërkesa juaj ku në komisionin e ligjeve të vijnë të japin informacion, dhe gjithçka është bërë nga institucionet për të marrë masa për këto rekomandime. Është tragjike humbja e jetës së një të riu por ne nuk mund të lemë pa një përgjegjësi në mënyrë që në vazhdim të mos ndodhin ngjarje të tilla”, tha Çupi.

Ndërsa deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, u shpreh se “po bëhet hetim i brendshëm i thelluar për rastin.

 “Jam informuar se vetëm hetimi i brendshëm është kryer dhe është duke u zgjeruar, por edhe organet e drejtësisë janë duke vepruar për këtë rast. Për rekomandimet, janë shqyrtuar, ka pasur përmbushje të detyrimeve , këtu nuk kërkohet as emocion dhe as nxitim, kërkohet maturitet, sinqeritet që çështjet që janë shqetësuese të trajtohen. Do të jemi në kontakt për hapat që do merren për këtë çështje”, shprehet Bushka.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?