Zjarri në Malin e Çikës, reagon Ministria e Mbrojtjes: Vihen nën kontroll flakët nga drejtimi i Palasës, vijon puna në drejtim të Himarës

15 Korrik 2022, 19:47| Përditesimi: 15 Korrik 2022, 19:55

  • Share

1657907506_1657864250WhatsAppImage20220715at7.48.41AM.jpeg

Prej 5 ditësh vijojnë flakët në Malin e Çikës. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se zjarri është vënë nën kontroll nga drejtimi i Palasës dhe po vijon puna në pjesën tjetër në drejtim të Himarës. Ndërkohë vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve.

"Falë reagimit të shpejtë gjatë 24 orëshit të fundit janë shuar 11 vatra zjarri në qarqet e Fierit, Tiranës, Korçës e Shkodrës. Mirënjohje efektivëve të FA, forcave zjarrfikëse, por edhe vullnetarëve të angazhuar. Falenderime Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përgjigjen në kohë të shpejtë dhe ndihmën e dhënë. Një thirrje për të gjithë qytetarët: Ruani mjedisin, ruani veten dhe të tjerët, duke bërë kujdes me ndezjen e zjarreve! Zjarrvënia e qëllimshme dënohet dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë!" - shkroi Niko Peleshi.


Lajmi kryesor:

Betejë 5 ditore me flakët në Malin e Çikës, vihet nën kontroll zjarri në drejtimin e Palasës! Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në anën e Himarës (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?