Zjarri në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni në Vlorë vazhdon me intensitet dhe forcat në terren janë shtuar për lokalizimin dhe shuarjen e tij.
Këto janë pamjet kur një grup efektivësh të ushtrisë dhe zjarrfikës luftojnë me flakët në pyllin me pisha për t’i shuar.
Me lopata dhe degë pishe në dorë ata përpiqen që të pengojnë përhapjen e zjarrit, teksa beteja nga terreni duket e vështirë për shkak të përmasave të zjarrit. Prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe të FA-së janë mobilizuar sërish për shuarjen e flakëve.
Një ditë më parë, situata u paraqit kritike pasi për shkak të erës së fortë flakët u përhapën në sipërfaqe të mëdha. Edhe terreni e vështirësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Për shuarjen e flakëve nga ajri punojnë të paktën 4 helikopterë, 2 të Forcave të Armatosura dhe dy të tjerët të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Lajmi kryesor:
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi, era e fortë riaktivizon disa vatra, në ndihmë edhe 2 helikopterë! Thirrje për evakuime (PAMJE ME DRON)
A.Q/I.M/ReportTv.al
