TIRANË- Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë për Report Tv flet për zvarritjen e seancës paraprake të aferës Partizani, lobimin 6 mln dollarë të Sali Berishës në SHBA dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zvarritjen për më shumë se 6 muaj të seancës parapake të Partizanit, ku duhet të dilet me një vendim për dërgimin ose jo për gjykim të Sali Berishës dhe dhëndrit, Zef Borzi e sheh si një skandal të drejtësisë.
Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Brozi thotë se GJKKO po bën lojë politike, ndërsa një apel e ka edhe për Kuvendin që do të dalë pas zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se duhet të miratojnë një ligj ku të parashikohet ndëshkimi penal dhe civil, për gjyqtarë, avokatë, prokurorë që zvarrisin gjyqet.
“GJKKO po bën lojë politike, skandal në drejtësi. Ka 7 muaj që kjo gjykatë që po zvarrit çështjen. Kjo duhet të bëhet alarm. A mendojnë këta gjyqtarë, e avokatë, se mld dollarë po paguajnë taksapaguesit shqiptarë nga zvarritjet gjyqësore. Gjyqtarët shqiptarë kanë nevojë të marrin leksion ekonomik, për ekonominë gjyqësore. I bëj apel kuvendit të ardhshëm, të miratojë një ligj ku të parashikohet ndëshkimi penal dhe civil, për gjyqtarë, avokatë, prokurorë që zvarrisin gjyqet. Po bëhet një gjë e zakonshme në drejtësinë shqiptare. Jepni fund, po shkatërroni të drejtat gjyqësore të qytetarëve që presin me vite për të marrë vendime gjyqësore. GJKKO dhe gjykatat në Shqipëri, duhet ti thërrasin mendjes, por edhe kuvendi duhet të bëjë një ligj të qartë. Mesa di për gjyqin paraprak, afati maksimal është 30 ditë, nëse është e vërtetë, organet e posaçme për disiplinën e gjyqtarëve duhet të mblidhen që sot për të hetuar dhe verifikuar dhe për të dhënë dënimin përfundimtar”, thekson Brozi.
Edhe për gjyqtarët që zvarrisin seancat, Brozi thotë se duhen të merren masa dhe t’u hiqet licenca për disa vite, sipas praktikave ndërkombëtare.
“Avokatët po luajnë më gjyqtarët. Duhet që edhe gjykata të ketë kompetencën të ndalojë këtë avokatë që abuzojnë me shërbimin publik, tu ndalohet paraqitja në gjykatë. Tu hiqet licenca për disa vite, është praktikë ndërkombëtare. Pse në Shqipëri po bëhem pazarxhinjtë dhe sabotuesit e çështjeve gjyqësore.
Pse është e rinovuar drejtësia nuk do të thotë që s’ka mangësi, mund të ketë gjyqtarë që duan të sabotojnë reformën, që u pëlqen të korruptohen. Të mos nisemi se u bë reforma dhe gjithçka është perfekte. Fakti që ka 6 muaj, qoftë edhe dy muaj zvarritje, tregon se këtu diçka është alarmante”, thekson Brozi.
Edhe pse e shpreh mbështetjen publikisht për SPAK, Brozi thotë se po e përkëdhel Berishën. AI bën thirrje që të mbyllen hetimet për 21 janarin, të cilat i cilëson si grup prove për SPAK. Brozi thotë për Report Tv se Berisha është kryeorganizatori i aktit terrorist shtetëror të 21 janarit
“Jam mbështetës i SPAK dhe reformës në drejtësi. SPAK ka një punë shumë të vështirë, mision të vështirë, presione, por ka bërë disa hapa të rëndësishëm për të vënë para përgjegjësisë ish-zyrtarë e politikanë të lartë, diçka që në të kaluarën nuk ka ndodhur. Duket që edhe disa zyrtarë po kanë frikë nga SPAK dhe kjo është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Unë besoj që me pushtetin e ligjit dhe përgjegjësi për këdo që shkel ligjin, hetimi dhe ndëshkimi në kohë i kujtdo që bën korrupsion është detyrë e SPAK dhe prokurorive të tjera e gjykatave. Por SPAK, kam edhe një pakënaqësi. Më duket se po e përkëdhel Saliun. Ku janë hetimet për 21 janarin, korrupsionin e gërdecit, le ta fillojmë edhe për disa akuza të rënda që ka ngritur një familje tropojane që ka humbur pothuajse të gjithë njerëzit saj. SPAK po e përkëdhel Saliun, kjo duhet të jetë kambanë alarmi për drejtësinë në Shqipëri.
21 janari përgjaku bulevardin, janë të gjitha prova. SPAK ose disa prokurorë të SPAK mesa duket janë shërbëtorë të disa politikanëve të kaluar dhe të sotëm që kanë mbi vete një barrë me krime dhe i kanë duart e përgjakura. I bëj thirrje që 21 janari të shkojë për gjykim, duke vënë para përgjegjësi Sali Berishën. Të gjithë shqiptarët e dinë që Berisha ishte kryeurdhëruesi, kryeorganizatori i aktit terrorist shtetëror të 21 janarit. 21 janari është guri i provës dhe më këtë duhet ta kishte nisur SPAK.
Për lobimin e PD, Brozi thotë se shumë 6 mln dollarë dëshmon miliardat e krimit dhe korrupsionit të klanit Berisha. Për këtë të fundit, thekson se nuk ka asnjë shans që të heqë non gratën, ndërsa i bën thirrje SPAK dhe FBI që të hetojnë burimin e parave.
"6 mln dollarë edhe fshatari më i largët e kupton që është lobim i Berishës. Fakt tjetër që dëshmon se miliardat e vëna përmes korrupsionit dhe krimit të klanit Berisha, nuk kanë të shteruar. Janë gati për të paguar 600 miliardë dollarë për t’ia hequr non gratën. Më duket shpenzim i pavend i PD, s’do ta arrijnë kurrë atë qëllim. Nuk bëhet përmes lobimeve heqja e non gratës dhe duke që ata kanë dështuar që në fillim. Më bëri përshtypje edhe humori, tallja e LaCivita, ai u tall, na ka fyer të gjithë shqiptarëve. Vetëm shqiptarët që s’duan ta kuptojnë kush është Berisha, e besojnë. I bëj thirrje SPAK dhe FBI të gjurmojnë paratë. Të vërtetohet nga po vijnë", tha Brozi.
Thirrje i bën politikës që të mbështesin kërkesën e kreut të SPAK Altin Dumani, që prokurorëve të posaçëm t’iu jepet mundësia e rikandidimit.
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për Zef Borzin janë të rëndësishme për integrimin në BE. Ai thotë se çdo demokrat duhet ta mendojë mirë votën e tij dhe të mos bien pre e një individi si Berisha. Brozi thotë për Report Tv se më 11 maj do vendoset nëse do vijohet me luftën kundër korrupsionit, apo që të zhbëhet GJKKO dhe pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Sali Berisha.
"Zgjedhjet janë të rëndësishme jo vetë për progresin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE, por edhe për një fakt tjetër jetësor. Këto zgjedhje do vendosin nëse shqiptarët duan të ndëshkohet korrupsioni dhe krimi i latë i ish-pushtetarëve të lartë, apo të zhbëhet SPAK, të zhbëhet gjykata e posaçme me qëllim që pushtetin gjyqësor ta marrë në dorë Berisha, që është shkatërrimtar i drejtësisë në Shqipëri dhe përgjakës i Shqipërisë. Këto janë zgjedhje të rëndësishme dhe për faktin që Shqiptarët e mbështesin SPAK, e unë e mbështetës dhe i bëj apel SPAK të korrigjojë vetveten. Votuesi shqiptar duhet kur shkon më 11 maj ta mendojë, i bëj thirrje demokratëve dhe opozitarëve etë ndershëm të mos bëhen pre e një individ për të lënë pas Shqipërinë tonë të dashur", tha Brozi.
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në në intervistë për Report Tv komenton lobimin e PD 6 mln dollarë në SHBA. Zef Brozi i bën thirrje jo vetëm SPAK, por edhe FBI që të gjurmojë burimin e parave. Brozi thotë se është lobim i Berushës për t’i hqeur non gratën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.
Brozi komenton edhe fondacionin e themeluar nga Nuredin Seci dhe familja e tij, duke thënë se u themelua vetëm pak dita para nënshkrimit të kontratës së lobimit.
"6 mln dollarë edhe fshatari më i largët e kupton që është lobim i Berishës. Fakt tjetër që dëshmon se miliardat e vëna përmes korrupsionit dhe krimit të klanit Berisha, nuk kanë të shteruar. Janë gati për të paguar 600 miliardë dollarë për t’ia hequr non gratën. Më duket shpenzim i pavend i PD, s’do ta arrijnë kurrë atë qëllim. Nuk bëhet përmes lobimeve heqja e non gratës dhe duke që ata kanë dështuar që në fillim. Më bëri përshtypje edhe humori, tallja e LaCivita, ai u tall, na ka fyer të gjithë shqiptarëve.
Vetëm shqiptarët që s’duan ta kuptojnë kush është Berisha, e besojnë. I bëj thirrje SPAK dhe FBI të gjurmojnë paratë. Të vërtetohet nga po vijnë. Unë jam emigrant vetë dhe s’kam dhënë kurrë para për asnjë parti politike. Të ndiqet paraja. Si është e mundur, ku fondacion u ngrit pak ditë më parë, si mblodhën qindra mijëra euro. E pamundur. Këta patriotë, le të japin publikisht emrat e tyre. Gjurmimi i parasë do na nxjerrë të vërtetën. Nëse është vullneti dhe serioziteti i SPAK, dhe institucioneve të tjera, nëse s’ia kanë kërkuar bashkëpunimin FBI, do ishte një përpjekje për ta zvarrit çështjen. SPAK duhet t’ia ketë dorëzuar kërkesën FBI. Është e thjeshtë, ato patriotë duhet të dëshmojnë lëvizjen e parasë. Mund të ndiqet krejt lehtë lëvizja e parasë. Ky lobim është dështim tjetër i kauzave të PD, e cila në këto zgjedhje mesa duket kauzë kryesore ka heqjen e non gratës së Saliut, e tmerrshme, e turpshme për një parti politike. E vetmja gjë që ka bërë këtë lobim, ka pasur me 6 mln dollarë apo më shumë lobistët në Amerikë", tha Brozi.
Komente

SPAK ka dështuar që në lindje prandaj urgjentisht ndërhyni sepse po marin miliona kur populli jeton në varfëri...
PërgjigjuZoti Zef Brozi ke plotēsisht tē drejt padrejtēsia Shqiptare ka kaluar çdo kufi. Kta birra kurrvash s'vlejn as pēr karocjer jo mē pēr gjyqtar kta qyqar maskarenj, matrapaz njērēz qepaz. E pa besushme se çfar bēhet nē Albanistanin e Evropēs.
Përgjigju