Zvicra fiton Eurovision 2024, këngëtari Nemo triumfon në natën finale!

12 Maj, 07:40| Përditesimi: 12 Maj, 14:41

  • Share

Zvicra ka triumfuar në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”. Nata finale e Eurovision 2024 që u mbajt në Suedi dhuroi një spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat mbresëlënës prej 591 pikësh.

Vendin e dytë të “Eurovision 2024” e mori Kroacia me këngën “Rim Tim Tagi Dim”, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.

Me një mesazh paqeje, artisti zviceran, i përlotur nga fitorja, foli për atë që do të dëshironte të ishte vijimësia e festivalit më të madh kontinental muzikor.

“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”, u shpreh këngëtari.

Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni. Shqipëria i dha 10 pikë Italisë, 7 pikë Greqisë dhe 1 pikë Serbisë.

Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza, por me votat këngëtarja izraelite 20-vjeçare Eden Golan doli e pesta.

Eurovision 2024: Pesë konkurrentët më të mirë

1. Zvicër: Nemo - Kodi

2. Kroacia: Baby Lasagna - Rim Tim Tagi Dim

3. Ukrainë: Alyona Alyona & Jerry Heil - Teresa dhe Maria

4. Francë: Slimane - Mon Amour

5. Izrael: Eden Golan - Uragani

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jola: 12/05/2024 14:13

    Si votoi Shqiperia per kete?

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 12/05/2024 11:03

    Eurovision eshte bere si "shfaqje" e njerezve "as mashkull, as femer!" "Bravi"!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?