Andrea Agostinelli, ish-trajneri i Flamurtarit

Sport

Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin

27 Mars, 10:41| Përditesimi: 27 Mars, 11:10

  • Share

VLORË - Humbja 1-2 nga Pogradeci për raundin e 29-të në Kategorinë e Parë nuk është kapërdirë nga drejtuesit e Flamurtarit, me administratorin Sinan Idrizi që ka shkarkuar trajnerin Italian Andrea Agostinelli, paçka se ekipi është në vendin e dytë, brenda objektivave dhe me gjasë do e sigurojë një vend në elitë pas tre sezonesh.

Vendimi erdhi menjëherë pas sfidës që u luajt të mërkurën e 26 marsit, ndërsa në njoftim thuhet se palët kanë shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje.

“Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit. Klubi dhe trajneri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë trajnerin Andrea Agostinelli dhe stafin për punën e përkushtuar deri tani”, thuhet në njoftimin e klubit.

Flamurtari mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe është pranë rikthimit në Superligë. Për pjesën e mbetur të sezonit vlonjatët do të drejtohen nga Artim Pollozhani.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ed macoku: 27/03/2025 11:53

    un vet s,isha dakort ta hiqnim po kur degjon piranecat qe se kan iden e futbollit s,ke ca ben

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?