Bota

Përvëlim e stuhi, moti ‘ndan në dysh’ Evropën! Ngrohet Deti Mesdhe

Në SHBA u përkeqësua bilanci i viktimave të përmbytjeve në Teksas. Evropa ndërkohë, u përfshi edhe nga shirat e rrëmbyer. Në Turqi autoritetet bënë thirrje që gjatë kësaj jave njerëzit të evitojnë daljet nga shtëpia për shkak të valës së të nxehtit që pritet në shumë qytete. Specialistët japin alarmin për ndikimin e ndryshimeve klimatike. Agjencia e Mbikqyrjes se deteve në Itali thotë se detet vijojnë të ngrohen, me mesdheun që regjistroi në Qershor temperaturën më të lartë në 10 vitet e fundit.

7 Korrik, 15:40