Gjermani/ Grevat në Aeroporte paralizojnë vendin: Mbi 500,000 pasagjerë do të humbin udhëtimet e tyre
Mbi 500,000 pasagjerë në Gjermani pritet të mos mund ta realizojnë udhëtimin e tyre të hënën, për shkak të grevave të paralajmëruara nga sindikata Verdi. Greva ka përfshirë 13 aeroporte të vendit, përfshirë ato më të mëdhatë si ato të Frankfurtit dhe Mynihut. Gjithashtu, një grevë e papritur nisi edhe në aeroportin e Hamburgut që të dielën.
10 Mars, 11:45