E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare me thikë në mes të rrugës dhe pret policinë i ulur në stol! Pas sulmit e goditi dhe me shkelm (EMRAT)
Nëna e dy fëmijëve është vrarë barbarisht me thikë nga ish-bashkëshorti, në qendër të Tolentinos, para syve të kalimtarëve. Autori e kishte pritur në një stol pranë parkut ku ajo kalonte çdo ditë për në punë dhe pas sulmit brutal, u ul sërish duke e parë teksa jepte shpirt. Viktima s'kishte bërë denoncime të mëparshme, të divorcuar prej tre vitesh
14 Qershor, 22:18