Cirku i tarifave doganore vazhdon! Trump i drejtohet BE-së: Pa investime në SHBA, tarifat do të jenë 35%! Evropa: Marrëveshja është afër
Vetëm disa orë para hyrjes në fuqi të tarifave të reja amerikane, duket se po lëkundet edhe marrëveshja e diskutueshme, e arritur me vështirësi në Skoci, mes presidenteve të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Tarifa e përgjithshme prej 15% mbi shumicën e importeve evropiane, e përcaktuar nga urdhri ekzekutiv i nënshkruar më 31 korrik, mund të rishikohet.
6 Gusht, 07:32