“Problematikët” nisin të paguajnë! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik
Kreditë me probleme në fund të muajit gusht, zbritën në 4.6% që është niveli më i ulët historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikim pozitiv në rënien e kredisë së keqe ka dhënë, fshirja e kredive të humbura si dhe shlyerja e disa huave me probleme. Në total kredia e keqe në sektorin bankar llogaritet në 37 miliardë lekë.
10 Tetor 2024, 17:22