Jo euro në dyqane, restorante, farmaci e qendra tregtare! BSH për Report TV: Opsion edhe vendoja e një tavani për cdo pagesë me monedhën evropiane
Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu përgjigjet Banka e Shqipërisë në sqarimin zyrtar të dhënë për Report TV, pas deklaratës së fortë të guvernatorit Gent Sejko, për të ndaluar përdorimin e euros. Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro.
14 Gusht 2024, 16:31