Kosovë/Dështon sërish konstituimi i parlamentit! Partitë presin Gjykatën Kushtetuese
Deputetëve në Kosovë u ka mbetur vetëm një seancë në dispozicion për të konstituuar parlamentin. Edhe këtë të martë ata dështuan të dalin nga kriza dhe mbeten në pritje të një aktgjykimi të mundshëm të gjykatës kushtetuese brenda të shtunës, ku mund të ngrijë afati i vendosur prej saj për konstituimin e kuvendit brenda 30 ditëve si dhe sqarimit të kompetencave sidomos ato të parlamentit dhe presidencës.
23 Korrik, 12:54