Kronikë

Gjykimi për Berberin/ SPAK zbardh 8 rastet e korrupsionit të ish-kreut të ARRSH dhe bashkëpunëtorëve: Përfituan miliona euro, tenderat ia jepte kompanisë së tij

22 persona dhe 2 kompani të pandehur, korrupsion me vlera miliona euro dhe pastrim parash përmes faturave fiktive është dosja e ish kreut të ARRSH Evis Berberi që pret gjykimin, teksa këtë të mërkurë u caktua gjyqtar Bib Ndreca. SPAK ka dhënë detaj mbi hetimin, ndërsa ka evidentuar 8 tendera kryesorë në shkelje që kapin vlerën e mbi 5 milionë eurove. Gjatë kontrollit në banesë, Berberit i janë sekuestruar rreth 33 mijë euro. 

4 Qershor, 16:20