'Ura'/ GJKKO lë në burg 11 anëtarët e grupit të trafikut të drogës, 3 detyrim paraqitjeje! Avokati i Morinës: SPAK të caktojë episodet për secilin (VENDIMI)
Afro 5 orë ka zgjatur seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Ura" dhe më shumë se një orë tërheqja për vendim e gjyqtares. Lihen në "arrest me burg" 11 nga të arrestuarit në Shqipëri, "detyrim paraqitjeje" për avokatin Armand Tragaj, që gjatë seancës iu lut gjyqtares për zbutje mase, për shkak të tre familjarëve të sëmurë dhe gruas me fëmijë të vogël. E njëjta masë dhe për Ervis Deti e Bexhet Mema. Mes personave të ndaluar, edhe ish-efektivi i RENEA, Altin Morina
23 Maj, 14:54