Do shiste një automatik në Vlorë, arrestohet 17-vjeçari, kishte fshehur armën në bagazhin e taksisë! Në kërkim shoku i tij (EMRI)
Një 17-vjeçar është arrestuar pas një kontrolli në një automjet taksi, ku u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra. Ky i ri dyshohet të ketë qenë duke tentuar të shiste armën në qytetin e Vlorës, teksa po udhëtonte me taksi në aksin Fier-Vlorë, drejt Tiranë. Policia kishte informacione më parë për taksinë në të cilën gjendej i riu me armë.
10 Shkurt, 19:30