Lezhë/ U vetëplagos në këmbë me armë zjarri, policia arreston 45-vjeçarin! Fshehu armën pa leje në lokalin e tij për të penguar zbulimin e së vërtetës
Një 45-vjeçar nga fshati Rraboshtë, Lezhë, u paraqit në spital pas vetëplagosjes aksidentale me armë zjarri në këmbë. Hetimet zbuluan se Mond Gjoka posedonte armën pa leje dhe e fshehu atë në lokalin e tij, për të penguar zbulimin e ngjarjes. Policia ka arrestuar 45-vjeçarin, ndërsa ai vazhdon të trajtohet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
3 Dhjetor 2024, 15:34