-
Fatos Tarifa: Berisha - fati ynë apo zgjedhja jonë?
Është e çuditshme se si Berisha, nga një individ thuajse i panjohur për publikun deri në fundin e viteve 1980, përveçse si një mjek -dhe si sekretar i organizatës së partisë në spitalin ku ushtronte profesionin e tij- u shfaq në skenën e politikës shqiptare krejt papritur, me imazhin e një intelektuali disident antikomunist
12 Korrik -
Mero Baze: Beteja e Thethit fitohet në zyrat e shtetit
Që zonat me potencial turistik duhen ruajtur nga ndërtimet pa leje, qoftë edhe me armë, kjo nuk do debat. Problemi është se forca si parim përdoret kur prishet një rregull i qëndrueshëm, por ne nuk kemi ende një rregull.
11 Korrik -
Ylli Pata: Dueli Gjeli-Manja, a është nisja e një përplasjeje me 'Republikën e Prokurorëve'?
Pas një detante të gjatë, ku siç e ka thënë Edi Rama, pas rastit Veliaj, “se kemi heshtur qëllimisht për ta lënë të rritet, por tani do ta themi qëndrimin tonë”, nis një fazë e re. Ku nuk është thjeshtë një marrëdhënie e ekzekutivit, por edhe Parlamentit, që dominohet nga mazhoranca qeverisëse.
11 Korrik -
Ardit Rada: Thethi nuk është i vetmi vend ku shteti duhet të kujtohet për ligjin
Po, aksioni në Theth është i drejtë. Ndërtimi pa leje, qoftë edhe në emër të turizmit, është një plagë që ka shkatërruar natyrën, ka deformuar zonat e mbrojtura dhe ka minuar besimin te shteti. Mbi të gjitha, ka lënë shumicën e shqiptarëve në varfëri ku pronat në tërësi i kanë gëzuar të padrejtët dhe jo trashëgimtarët e tyre.
11 Korrik -
Jakin Marena: Salianji ‘hero’ në burg, jashtë gati ta ‘shqyejë’ garda e Berishës
Nuk e dimë nëse në përfytyrimin e Berishës, Salianji ishte me shkop në dorë si më 8 janar brenda selisë së PD, por e rëndësishme është që në perceptimin e demokratëve, dukej sikur të gjithë mezi e prisnin daljen e Ervinit nga burgu!
11 Korrik -
Ilir Demalia: Hipokrizia e opinionistëve dhe lufta për territor! Vermoshi, ligji dhe rrumpalla e preferuar
Janë shembur disa struktura, bujtina e objekte të tjera, të ndërtuara pa leje në një nga zonat më të bukura dhe të ndjeshme ekologjikisht të Shqipërisë. Sipas deklaratave zyrtare dhe raportimeve mediatike, pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve janë ngritur mbi tokë publike, pa dokumentacion, dhe pa respektuar asnjë procedurë ligjore.
11 Korrik -
Eduard Zaloshnja: A nuk mund të niste ky aksion pasi të përfundonte sezoni veror?
Rama ka dhënë pak detaje rreth paketës së re ligjore territoriale që do të miratohet në shtator. Por pyetja që natyrshëm mund të shtrohet është: A nuk duhej pritur miratimi i paketës së re ligjore territoriale në shtator, që pastaj të fillonte spastrimi i trotuareve nga tavolinat/tezgat/tendat/çadrat/strukturat/kioskat pa leje apo me leje abusive?
11 Korrik -
Ylli Pata: 'Guximi' i tepruar i Vangjel Dules për të 'shqetësuar' Berishën
Por Vangjel Dule, del në një ditë të keqe, një nga më të rëndat për aleatin e tij të madh dhe i vë gishtin në plagë. Duke mos bërë ndonjë deklaratë para militantëve të mërzitur të OMONIA-s apo PBDNJ-së, në ndonjë kënd “minoritar” të jugut, por në selinë qëndrore të partisë së tij. Për ta formalizuar edhe më shumë qëndrimin.
10 Korrik -
Veton Surroi: Kohë skajshmërish
Ashtu si presidenti Trump që do ta shënojë diskontinuitetin me republikanët e së kaluarës pra të largimit prej Qendrës politike ashtu do të ketë nevojë për një figurë a lëvizje që këtë ta bëjë tek Partia Demokratike; edhe e majta amerikane do të ketë nevojë të ndërtojë disi një pozitë të largimit nga Qendra e saj politike tradicionale.
9 Korrik -
Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, kurse të ardhurat mesatare 59% më të ulta…
Në rastin e Shqipërisë, (sipas Eurostatit) niveli i të ardhurave është plot 59% më i ulët se mesatarja e nivelit të të ardhurave të BE-së (llogaritur sipas fuqisë blerëse të çdo vendi). Pra, kërkesa për produkte ushqimore nuk mund të jetë shkaku i çmimeve të tyre të larta në Shqipëri
9 Korrik -
Ylli Pata: Pse ngrefosen pas burgosjes?
Të dy personazhet, si Ervin Saljanji, ashtu edhe Jamarbër Malltezi, janë liruar për çështje teknike, e nuk kanë marrë vulën e thatë të pafajsisë. Njëri u lirua për sjellje të mirë, ndërkohë që kishte edhe tre muaj për të kryer denimin, tjetri ka ndryshuar masën e sigurisë, ndërkohë që përpara e pret një proces i gjatë dhe impenjativ.
9 Korrik -
Mero Baze: Vendimi ndaj Veliaj dëshmon dështimin e drejtësisë për t’u shkëputur nga presioni politik
Edi Rama dhe Partia Socialiste mbajtën një distancë "higjenike" nga presionet mbi drejtësinë, aq të madhe saqë edhe kundërshtarët e tyre politikë filluan ta lexojnë si braktisje ndaj Erion Veliajt. Në fakt, më shumë se kundërshtarët politikë, kështu e ka lexuar këtë qëndrim edhe drejtësia e re.
9 Korrik -
Lutfi Dervishi: Lamtumirë, kapiten
Arben Alamani, 51 vjeç, kapiten i një anije turistike në liqenin e Shkodrës, u hodh sot në ujë për të shpëtuar dy turistë të huaj nga mbytja. Ia doli. I nxori të gjallë nga kthetrat e vdekjes.
8 Korrik -
Spartak Ngjela: Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?
Si e ka krijuar popullaritetin e vet politik në Shqipëri Saliu një individ që aktualisht duke dashur të shpëtojë nga akuza për korrupsion me nivelin e tij baritor po e provon dita ditës edhe më qartë përgjegjësinë e tij penale.
8 Korrik -
Ylli Pata: Saljanji, një hero apo viktimë?
De jure, ish-deputeti i PD-së, nuk mund të kandidojë për ndonjë post publik, duke nisur nga më i vogli e deri tek zgjedhja si deputet.
8 Korrik -
Eduard Zaloshnja: Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut
Me ndihmën e organeve ligjzbatuese perëndimore dhe të BKH-së, nën drejtimin strikt të Altin Dumanit, SPAK-u është bërë roja proverbiale e vreshtit, që me çiften plot monitoron syçelët se kush mund ta cënojë ‘vreshtin’ tonë.
8 Korrik -
Mero Baze: Rasti Malltezi, ku SPAK dhe GJKKO ka prodhuar më shumë politikë se sa drejtësi
SPAK dhe GJKKO ka prodhuar në këtë rast më shumë politikë se sa drejtësi, duke e bërë familjen Berisha familjen e parë politike që po e fiton betejën me drejtësinë jo me avokat, por me lëvizje politike në rrugë
8 Korrik -
Fatos Çoçoli: A ndihmohen fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?
30 milionë euro siguri nga shteti mund të përbëjnë një levë Arkimedi për të çliruar sektorin bankar dhe për të dhënë edhe 100 milionë euro hua të buta për bujqit tanë. Garancia mbulon deri në 70 për qind të huasë për fermerin. Ajo duhet shoqëruar fort me trajnime dhe ndihmë këshillimore.
7 Korrik -
Ylli Pata: Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!
Ku vendimet ishin përgjithësisht drakoniane, nga fillimi i hetimeve deri në përfundimin e tyre. Të gjithë të arrestuarit mbeteshin në burg deri në fund të procesit, e në proces, vendimet përgjithësisht ishin konfirmim në frymë e gërmë, i materialit dhe pretencës së akuzës, pra SPAK
7 Korrik -
Jakin Marena: SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve
Por me sa duket ‘dhuratat’ nga drejtësia e re për familjarët e Berishës nuk paskan të sosur. Gjithë ai korrupsion me përfitime madhore dhe për më tepër me involvimin e tërë strukturave të shtetit në këtë aferë, si ajo e “Partizanit”, kishte një ‘çmim’ ordiner, vlente as më pak dhe as më shumë por vetëm 3 mijë euro. Para xhepi. Kush nuk i paguan kaq lekë për të gëzuar 5.4 milionë euro!
7 Korrik